Lajme
Greqia e mban të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më 7 janar
Pala greke shtyn vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës deri më 7 janar 2021.
Ky lajm është konfirmuar nga Drejtoria vendore e Kufirit dhe Emigracionit në Korçë, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Më 20 nëntor pala greke vendosi mbylljen e plotë të kësaj pike kufitare, ndërkohë që më 3 dhjetor vendimi u ndryshua, duke lejuar këmbësorët, kamionët e tonazheve të rënda dhe të mallrave për të hyrë drejt tokës shqiptare.
Për personat, të cilët do të duan të hyjnë drejt tokës helene e vetmja pikë kufitare ngelet ajo e Kakavijës, e cila ende ruan kuotën prej 750 personash në ditë.
Për shkak të festave të fundvitit pritet që lëvizjet në hyrje të Republikës së Shqipërisë të shtohen.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













