Lajme
Ambasada gjermane me njoftim për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Kosovës
Duke qenë se Qeveria e Gjermanisë, në mbledhjen e sotme morën masa të reja antipandemi, kjo ambasadë bën të ditur se në takimin e sotëm drejtuar nga Kancelarja Angela Merkel, u morën këto vendime:
Nga data 16 dhjetor 2020 (e mërkurë) e deri më 10 janar 2021 Gjermania do të mbyllet sërish.
Do të mbylljen dyqanet e tregtisë me pakicë, me përjashtim të dyqaneve për nevojat e përditshme. Restorantet mbeten të mbyllura dhe do të kenë të drejtë sikurse dhe tash të ofrojnë ushqime për marrje me vete për t’u konsumuar në shtëpi. Po ashtu nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit apo mbledhjet në vende publike. Gjithashtu mbyllen edhe floktoret, studiot e kozmetikës, tatuazhit etj. Të hapura do të mbeten vetëm dyqanet për gjësende ushqimore e higjienike dhe dyqanet për shitje me shumicë.
Shkollat, kopshtet dhe institucionet e kujdesit ditor do të mbyllen po kështu. Përjashtim do të ketë, sikurse në verë, vetëm për fëmijët, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi të kujdesen vetë për ta, sepse janë në punë ku nevojitet prania fizike. Mësimi shkollor për këtë periudhë ose do të ndërpritet, ose do të kalohet në distancë. Këtë e vendos secili land më vete.
Lejohen vetëm tubime me pesë veta, me anëtarë nga maksimumi dy familje, mundësisht gjithmonë të njëjtat. Përjashtim do të ketë nga data 24 deri në 26 dhjetor. Përveç familjes mund të ftohen edhe katër të afërm të gradës së parë, plus fëmijë deri në 14 vjeç.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














