Lajme
Rreth 30 mijë infektime në Gjermani, kërkohet bllokim i dytë para Krishtlindjes
Dhjetëra-mijëra infektime, qindra të vdekur në ditë nga koronavirusi.
Në Gjermani situata e pandemisë po bëhet dramatike dhe zërat për një mbyllje të plotë të jetës publike edhe para Krishtlindjes janë shtuar. Gjermania u konsiderua një shembull në Evropë gjatë valës së parë të pranverës, por tani shifrat janë rritur shumë.
Instituti “Robert Koch” raportoi të shtunën më shumë se 28.000 infektime në ditë, kurse numri i vdekjeve është rritur me 496 vetë. Masat e marra në nëntor qartazi nuk e arritën efektin e tyre. Tani për shkak të shifrave në rritje të infektimeve janë rritur kërkesat që të kufizohet jeta publike edhe para Krishtlindjeve. Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi situatën “shumë serioze”, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
“Nëse si tani do të vazhdojnë të infektohen dhjetëra-mijëra vetë me virusin, nëse vdesin qindra vetë në ditë nga virusi, atëherë kjo do të thotë se urgjentisht ne duhet të forcojmë përpjekjet tona në luftë kundër pandemisë”.
Në Gjermani flitet për një mbyllje deri më 10 janar, në të njëjtën kohë duhet të mënjanohen blerjet masive. Detyrimi për shkollën do të mbetet, por do të hiqet detyrimi për mësimin me prezencë në shkollë. Që nga e hëna faktikisht prindërit mund të vendosin në landin me popullsinë më të madhe në Gjermani, Renani Veriore-Vestfali nëse do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë apo do t’i lenë në shtëpi. Të dielën kancelarja gjermane, Merkel dhe kryeministrat e landeve do të debatojnë për mënyrën e veprimit të mëtejshëm në kuadër të pandemisë.
Me shumë gjasa pritet një mbyllje e jetës publike, ajo që diskutohet është koha, kur duhet të fillojë ajo dhe sa do të zgjasë.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












