Lajme
Italia, drejt një rekordi të ri sa i përket pandemisë
Italia shumë shpejt mund të rimarrë stafetën e padëshiruar të rekordit të viktimave të koronavirusit në Evropë.
Ai ishte vendi i parë perëndimor që e pësoi rëndë nga pandemia dhe shpresonte që eksperienca e madhe me virusin do ta ndihmonte vendin të përballonte valët e mëtejshme të pandemisë.
Sidoqoftë, Italia ka humbur edhe 28 mijë jetë të tjera njerëzish nga 1 shtatori. Vetëm të premten ajo regjistroi edhe 761 viktima të tjera, duke e çuar totalin në 63387. Kjo është një shifër pak më e ulët se ajo në Britaninë e Madhe, që aktualisht mban rekordin në Evropë, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Shifrat sidoqoftë, nuk tregojnë përmasat e vërteta të pandemisë, për shkak të infektimeve të paregjistruara, testimit të kufizuar dhe kritereve të ndryshme të numërimit.
Pas Japonisë, Italia ka popullatën e dytë më të moshuar në botë, me të moshuarit që janë edhe më të rrezikuarit nga koronavirusi. Mosha mestare e viktimave të koronavirusit në Itali është rreth 80 vjeç.
Rreth 65 për qind e viktimave po ashtu atje, kanë pasur tri apo më shumë probleme të tjera shëndetësore, si hipertension apo diabet, para se të rezultonin pozitivë.
Sidoqoftë, kjo nuk jep një shpjegim të plotë: Gjermania ka një demografi të ngjashme dhe bilanci i saj i viktimave është sa një e treta e atij në Itali, pavarësisht popullatës më të madhe prej 83 milionë banorëve. Gjermania shpenzon më shumë në kujdesin shëndetësor dhe ka kapacitet më të madh në repartet e terapisë intensive, më shumë doktorë dhe infermierë, po ashtu ajo ka edhe kapacitete më të mëdha testuese. Dhe sërish, Gjermania ka vendosur izolimin më herët, dhe masat e saj ishin më të ashpra.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













