Lajme
Zvicra shtrëngon masat deri më 23 dhjetor, për t`i zbutur ato në Krishtlindje
Me kufizimet e reja duhet të zvogëlohen infeksionet me koronavirus deri në Krishtlindje në mënyrë që pastaj të bëhet i mundur festimi familjar pa brenga
Ministri i Shëndetësisë, Alain Berset planifikon të shtrëngojë masat e koronavirurit deri në Krishtlindje. Por vetë festa familjare do të mundësohet të festohet pa shumë telashe
BAG u ka dërguar të hënën kantoneve një deklaratë rreth kufizimeve të reja. “TagesAnzeiger” raporton rreth kësaj, duke u shprehur se e disponon dokumentin përkatës.
Në këtë dokument shihen masa të reja për takimet në familje private dhe restorante, transmeton albinfo.ch. Këto masa do të ashpërsohen dhe si të tilla do të vlejnë deri më 23 dhjetor.
Me kufizimet e reja duhet të zvogëlohen infeksionet me koronavirus deri në Krishtlindje në mënyrë që pastaj të bëhet i mundur festimi familjar pa brenga, pa u frikësuar për ndonjë rritje më të madhe të numrit të infeksioneve.
Kjo masë mbështetet në të ashtuquajturën “mini karantinë” që po zbatohet në Gjermani, transmeton albinfo.ch. Por versioni gjerman është megjithatë pak më i rreptë: ai lejon që për të festuar Krishtlindjen të takohen vetëm pesë persona nga dy familje. Në Zvicër, do të lejohen maksimalisht 10 persona nga dy familje.
Sipas dokumentit në fjalë pritet të ketë gjithashtu një zbutje të orarit të hapjes së lokaleve, në prag të Vitit të Ri, përcjell albinfo.ch. Ndërmarrjet hotelierike në natën festive do të lejohen të qëndrojnë të hapura deri në orën 01:00. Aktualisht ato lejohen të punojnë deri në orën në 23:00 ndërsa në kantonin e Bernës madje, vetëm deri në orën 21:00.
Numri i rasteve të koronavirusit kohët e fundit është zvogëluar pak pas një rritje të mprehtë që kishte ndodhur në fund të tetorit. Mirëpo rënia është ngadalësuar dhe aktualisht numrat mbeten megjithatë në një nivel të lartë.
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve











