Maqedonia
Qendra Kulturore nomart me maratonë të artit dhe kulturës në Bernë
Marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia, nje pjesë e aktiviteteve do të mbahen fizikisht me kufizimet e parapara, ndërsa një pjesë në mënyre virtuale
Në kuadër të aktiviteteve për promovimin e artit dhe kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Qendra Kulturore nomart me seli në Bernë, para publikut zviceran do të paraqesë një sërë aktivitetesh artistike dhe kulturore. Duke marrë parasysh rrethanat e shkaktuara nga pandemia, nje pjesë e aktiviteteve do të mbahen fizikisht me kufizimet e parapara, ndërsa një pjesë në mënyre virtuale. Maratona kulturore do të përfshijë këto aktivitete:

15.11.2020 – 20.12.2020 Ekspozitë e pesë artistëve figurativ nga Maqedonia e Veriut e cila do të qëndrojë e hapur në hapësirat e Fondacionit PROGR në Bernë. Artistët të cilët do të paraqiten janë: Imer Bajrami (akuarel), Trajçe Blazhevski (grafikë), Bilgap BIGE Koçishta (akril dhe vaj në pëlhurë), Evgenij Pantev (grafikë), dhe Ali Sinani (vaj në pëlhurë). Ekspozita do të jetë e hapur për publikun çdo ditë prej orës 08:00 deri në orën 18:00.
27.11.2020 – 18.12.2020 Mbrëmje të filmave ku do të projektohen 6 filma të prodhuara në Maqedoninë e Veriut gjatë 30 viteve të fundit. Filmat e përzgjedhur do të projektohen në hapësirat e Die STUBE (pranë Fondacionit PROGR) në Bernë. Filmat do të jenë me titra në gjuhën angleze dhe projektohen me këtë rend:

27.11.20, ora 20:00 – Tetoviranje (Tatoo)
04.12.20, ora 20:00 – Gipsy Magic
05.12.20, ora 20:00 – Kthimi (The Return)
06.12.20, ora 20:00 – Makedonska Saga (A Macedonian Saga)
11.12.20, ora 20:00 – Hi-Fi
18.12.20, ora 20:00 – Srekna nova ’49 (Happy New Year ’49)

28.11.2020 (ora 20:00) Koncert i DUO SKUPI-t me melodi burimore nga Maqedonia e Veriut të përpunuara për violinë dhe flautë. Koncerti i përgatitur enkas për audiencën në Zvicër, do të transmetohet LIVE në faqen e Facebook-ut dhe YouTube-it të Qendrës Kulturore nomart.
04.12.2020 – 06.12.2020 Mbrëmje të fotografisë ku tri netë me rend do të projektohen veprat e fotografëve të ndryshëm nga Maqedonia e Veriut. Projektimet do të fillojnë prej orës 17:00 dhe do të zgjasin deri në ora 20:00 në ditët e lartpërmendura.
Të gjitha projektet e paraqitura janë të finansuara nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













