Lajme
“Gjuha Shqipe dhe Trashëgimia”, ishte temë e diskutimit në “Diaspora Flet”
“Gjuha Shqipe dhe Trashëgimia”, ishte tema e diskutimit në ditën e tretë të konferencës “Diaspora Flet”, moderuar nga gazetarja Rudina Xhunga.
Roli i gjuhës shqipe në mirëmbajtjen e identitetit kulturor dhe etnik të shqiptarëve në diasporë, sfidat që përballet tashmë mësimdhënia në diasporë dhe roli i diasporës, shoqatave kulturore dhe katedrave të albanologjisë, si dhe të institucioneve shtetërore për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe, ishin çështjet që u shtruan për diskutim.
Të ftuar ishin znj. Mimoza Hysa, drejtuese e Qendrës së Botimeve për Diasporën, z. Gazmend Kapllani, drejtor i Katedrës së Albanologjisë “Hidai Eddie Bregu” në Universitetin DePaul në Çikago dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, dhe Muhamet Idrizi, mësimdhënës në diasporë dhe themelues e kryesues i “Oda e Hamburg e.V”.
Znj. Hysa, duke vënë theksin në rëndësinë e nismave institucionale në mbështetje të gjuhës shqipe, paraqiti vizionin e Qendrës së Botimeve për Diasporën, e cila mbi të gjitha po mbështet shkollat shqipe përmes dërgimit të teksteve shkollore në të katër anët e botës dhe përmes programit të dygjuhësisë që përfshin hartimin e teksteve në dy gjuhë, me qëllim afrimin e brezit të ri, të dytë a të tretë të rritur jashtë vendit me gjuhën amtare.
“…Fëmijët tanë në diasporë, domosdoshmërisht duhet të mësojnë me të njëjtat programe, të njëjtat tekste.
Në politikat për mbështetjen e gjuhës shqipe janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm, si hartimi i regjistrit të mësuesve të gjuhës shqipe në Diasporë, me qëllim evidentimin dhe mbështetjen e tyre. Ashtu siç është marrë vendimi dhe për ngritjen e qendrave të përbashkëta kulturore Shqipëri – Kosovë në Diasporë, si vatra të përhapjes së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare nëpër botë. …Gjuha shqipe është nga çështjet kryesore që na bën bashkë. Është një kryeçështje”, tha ndër të tjera ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













