Lajme
Si mund të rikanalizojmë remitencat dhe të tërheqim investime nga diaspora?
Mes shqiptarëve, gatishmëria për të dhuruar para, kohë dhe ekspertizë për vendet e origjinës dhe të tjerët nuk ka munguar asnjëherë. Por, me kalimin e viteve edhe dinamika e komuniteve të diasporës ka ndryshuar. Për të reflektuar mbi angazhimin ekonomik e filantropik të diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit do të diskutohet në ditën e dytë të konferencës virtuale “Diaspora Flet 2020”
Dita e dytë (20 nëntor) e konferencës për diasporën shqiptare “Diaspora Flet 2020”, do të fillojë me panelin diskutues rreth investimeve të Diasporës. Nga ora 15:00 profesionistë të fushës do të ofrojnë pikëpamjet e tyre se si të tërheqim bizneset e diasporës për të investuear në protofole të mëdha dhe si mund të lidhim tregjet. Programi i kësaj dite do të trajtojë po ashtu edhe temat si: Ndikimi socio-ekonomik i COVID-19, Qasja në investimet dhe tregjet ndërkombëtare përmes angazhimit të diasporës, e ardhmja e remitancave, Gratë shqiptare në teknologji, Teknologjia, inovacioni dhe kontraktimi i jashtëm si dhe Filantropia dhe roli i OJQ-ve.
Në pjesën e dytë të ditës, përmes një bisede të përqëndruar, folësi kryesor i ditës – biznesmeni dhe filantropi Elvin Guri, përballë moderatores, Ilva Tare, do të flasë për rrugëtimin e tij si një sipërmarrës i suksesshëm, angazhimin ekonomik të diasporës dhe ndërtimin e besimit për investim në vendlindje si dhe mundësitë e filantropisë. Po ashtu, përmes videove 5 minutëshe, tetë të ftuarit e Germin do të synojnë të inspirojnë të tjerët dhe të tregojnë sukseset e tyre jashtë dhe brenda vendit.
Programin e plotë të konferencës mund ta shfletoni KËTU. Konferenca mund të ndiqet online në platformën AccelEvents (LINKU). Platforma nuk është vetëm për të dëgjuar fjalimet, por gjithashtu që i jep mundësinë çdo personi për të diskutuar dhe për të pyetur në të njëjtën kohë, për të zhvilluar takime B2B dhe B2C, si dhe për të ndjekur panairin virtualisht.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













