Lajme
Bie numri i veturave të importuara nga diaspora
Në një kohë kur ekonomia e Kosovës po pëson rënie si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, roli i diasporës në ekonominë e Kosovës vazhdon të jetë tejet i madh.
Instituti GAP ka bërë një hulumtim me titull “Ndikimi i diasporës në ekonominë e Kosovës gjatë pandemisë COVID-19”.
Përveç remitencave, të cilat kanë shënuar rritje gjatë pandemisë, rënie vërehet në investimet e diasporës në patundshmëri në Kosovë dhe blerje të gjësendeve për familjarët. Ajo çfarë mbetet më me ndikim për ekonominë tonë, sipas këtij instituti, janë të hyrat nga shpenzimet që bën diaspora gjatë vizitave në Kosovë, e të cilat kanë rënë ndjeshëm. Para pandemisë, shpenzimet e diasporës gjatë vizitave në Kosovë llogaritej të kapnin vlerën mbi 328 milionë euro, apo 4.6% të BPV-së në vit. Ndërsa këtë vit, përfitimi i ekonomisë së Kosovës pritet të jetë i vogël, rreth 0.55% deri 1.83% të BPV-së, shkruan indeksonline, transmeton Albinfo.ch.
Një mënyrë tjetër se si diaspora i ndihmon familjarët në Kosovë është edhe përmes dhurimit të gjërave dhe shërbimeve për familjet e tyre si: rroba, vetura, tokë, mobilje etj.
Numri i veturave të importuara gjatë periudhës mars-gusht 2020 jep indikacion se kjo formë e ndihmës nga diaspora ka rënë gjatë pandemisë së shkaktuar nga COVID-19. Për këtë periudhë janë importuar rreth 4 mijë vetura më pak (30%) krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Në periudhën janar-gusht të vitit 2020 vlera e remitencave të dërguara në Kosovë nga diaspora ishte 608.5 milionë euro apo rreth 55.4 milionë euro (10%) më e lartë se në vitin 2019.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











