Tematike
Shtetasi i Maqedonisë, edhe pse pronar garazhi, merr 500 mijë franga “social”
Për vite me radhë, një çift nga Maqedonia e Veriut, me vendbanim në Winterthur ka marrë pa të drejtë para nga mirëqenia sociale prej disa qindra mijë frangash. Burri do të mbajë 1 vit burg ndërsa gruaja është dënuar vetëm me kusht
Gjykata e Qarkut në Winterthur ka dënuar të enjten shtetasin e Maqedonisë për mashtrim “industrial” me një dënim të pjesshëm burgu prej 33 muajsh, shkruan gazeta tages anzeiger.
Ai dhe bashkëshortja kishin marrë ndihma sociale për vite me radhë, pavarësisht faktit se drejtonte një garazh të suksesshëm makinash dhe pavarësisht tregtisë në internet, me automjete.
I përmenduri ka fshehur veprimtarinë e tij nga autoritetet dhe, sipas gjykatës, ka realizuar një fitim të paligjshëm prej 300.000 frangash, transmeton albinfo.ch. Në llogaritjet e saj, zyra e prokurorit publik kishte arritur në përfundimin se çifti ka përfituar padrejtësisht deri në gjysmë milioni franga.
Llogaritja e dënimit duket paksa e komplikuar: 21 muaj nga 33 muajt janë me kusht për një periudhë prove katër vjet. Ndërsa dënimi i mbetur prej 12 muajsh i përfshin gjithashtu edhe rreth gjashtë muajt që personi në fjalë i ka kaluar tashmë në paraburgim, përcjell albinfo.ch. Si përfundim, ai tani duhet të mbajë maksimalisht edhe 6 muaj burg.
Gruaja ndërkaq është dënuar me burg me kusht prej 24 muajsh me një periudhë prove tre vjeçare.
Trupi gjykues prej tre gjyqtarëve me këtë rast ka shqiptuar dënime më të ulëta se sa kishte kërkuar prokuroria publike. Kjo e fundit kishte kërkuar dënim me burg prej katër vjetësh si për burrin që kishte pranuar në parim veprën ashtu dhe për gruan, transmeton albinfo.ch.
Gruaja kishte qenë e pranishme gjatë gjithë kohës së zhvillimit të mashtrimit, ishte arsyetimi i prokurorisë.
Nga ana tjetër, mbrojtja kishte kërkuar një dënim me 18 muaj burg për burrin dhe pafajësi për gruan.
“Absolutisht dhe plotësisht e pabesueshme”
Në parim, burri kishte pranuar veprën. Por gruaja kishte mohuar të dinte çfarëdoqoftë për mashtrimin. Burri i saj i kishte kryer të gjitha punët administrative. Përveç kësaj, ajo, e ardhur ashtu si dhe burri i saj dikur moti nga Maqedonia e Veriut në Zvicër, kurrë nuk kishte kuptuar si funksionojnë shërbimet sociale, përcjell albinfo.ch.
“Kam menduar se këto para, thjesht, i japin, në Zvicër” i ka thënë ajo, përmers përkthyesit të saj, kryetares së trupit gjykues gjatë marrjes në pyetje të mërkurën.
Por gjykatësja i ka thënë troç asaj: Deklaratat tuaja janë “absolutisht dhe plotësisht të pabesueshme”. Ju nuk mund të pretendoni se nuk dinit asgjë për burimin shtesë të parave: “Zvicra nuk është një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë, paratë as këtu nuk bien nga qielli”.
Duke iu drejtuar çiftit, kryetarja e trupit gjykues ka thënë: “Në ato vite ju keni bërë një jetë të mirë, keni shkuar në ekskursione, blinit iPad, mobilje dhe biçikleta për fëmijët, keni blerë një Mercedes për 63.000 franga dhe madje mundnit edhe të kursenit”, transmeton albinfo.ch Ishte një “mashtrim absolutisht i qartë industrial” gjatë një periudhe shumë të gjatë krimi. ”
Ju keni dëmtuar në mënyrë të pacipë dhe të paturpshme sistemin e mirëqenies sociale zvicerane, i cili gjithashtu bazohet në mirëbesim”. Hetimet gjithashtu, sipas saj, kishin qenë “shumë të mundimshme” për shkak të mungesës së bashkëpunimit.
Ndihma sociale për dekada të tëra
Çifti ka pesë fëmijë dhe ka marrë ndihma sociale për 23 vjet. Mashtrimi ka ndodhur midis vitit 2006 dhe 2015 (koha kur ka mbajtur garazhin), kur ai u zbulua nga shërbimet sociale të qytetit dhe më në fund u demaskua në detaje nga policia dhe zyra e prokurorit publik.
Në fund të vendimit, gjykatësja gjithashtu nënvizoi: “Autoritetet qartë nuk mund të fajësohen në këtë çështje”. Një shumë parash dhe një automjet familjar është konfiskuar nga gjykata, përcjell albinfo.ch. Vendimi i marrë në Winterthur mund të atakohet në Gjykatën e Lartë (Kantonale)të Cyrihut.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve












