Lajme
Çfarë po ndodh kështu me Zvicrën? Bota e kritikon atë si “një Suedi të dytë”
"Ekonomia peshohet më shumë sesa shpëtimi i jetëve". Autorët pyesin se çfarë po i ndodh kështu vendit, i cili është i njohur për sigurinë dhe qeverisjen e mirë"
Mënyra zvicerane e luftimit të koronavirusit po shikohet në mënyrë kritike jashtë vendit. Kritika më e shpeshtë që i drejtohet Zvicrës është se ajo “e vë ekonominë mbi shëndetin e popullit”.
Kështu, ndërkohë që vende të ndryshme në Evropë janë aktualisht në një bllokim të dytë, në Zvicër është zgjedhur një rrugë tjetër, transmeton albinfo.ch. Ky qëndrim po vihet në dyshim jashtë vendit, veçanërisht pasi ka dështuar strategjia federale e testimit, gjurmimit të kontakteve, izolimit dhe karantinës .
Gazeta “Tages-Anzeiger” ka përfshirë në një artikull, kritikat që media të ndryshme botërore kanë drejtuar ndaj qasjes zvicerane.
Kështu, prestigjozja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, flet për një “fluturim të verbër” në Zvicër. Pushimet verore nuk u përdorën për të zgjeruar shumë kapacitetet e testimit dhe ndjekjen e kontakteve, siç është kërkuar nga task forca shkencore, përcjell albinfo.ch. Në vend të kësaj, ata u dorëzuan shpejt te “fryma kantonale” (lënia e trajtimit të koronës në duart e kantoneve).
Ka akuza serioze edhe nga revista amerikane “Foreign Policy”, e cila thotë: “Zvicra ka ende ndjesinë e të qenurit një rast i veçantë. Meqenëse Zvicrës ende nuk i është dashur të merret me ndonjë krizë reale si luftërat, katastrofat natyrore apo sulmet terroriste, ajo sikur ka ndjenjën e të qenit imun ndaj problemeve të botës”, shkruan revista.
“Ekonomia peshohet më shumë sesa shpëtimi i jetëve, vazhdon teksti. Autorët pyesin se çfarë po i ndodh kështu vendit i cili është i njohur për sigurinë dhe qeverisjen e mirë”.
“Strategji e rrezikshme”
Gazeta gjermane “Welt” ndërkaq krahason Zvicrën me Suedinë. “Zvicra është Suedia e dytë në menaxhimin e kurorës”, shkruan gazeta, përcjell albinfo.ch. Ndërsa “Süddeutsche Zeitung” pyet pse Këshilli Federal po heziton nga marrja e vendimeve të ashpra me gjithë rritjen e madhe të rasteve! Ajo e sheh arsyen në ekonomi. Zvicra është gjithmonë ekonomikisht shumë liberale.
Gazeta britanike “Financial Times” flet për një “strategji të rrezikshme” dhe shumë “vendime të buta”. Zvicra, sipas gazetës, ka vepruar mirë sa i përket ekonomisë mirë por këtë e ka bërë në kurriz të sistemit shëndetësor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









