Lajme
OBSH pret të punojë “shumë ngushtë” me Biden
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se ishte duke pritur të punonte ngushtë me administratën e Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ‘ngrirë’ fondet amerikane për OBSH-në dhe filloi një proces që do të shihte Shtetet e Bashkuara të tërhiqeshin nga korriku i ardhshëm, duke tërhequr kritika të gjera ndërkombëtare në mes të krizës COVID-19.
Biden, i cili do të mbledhë një task forcë kombëtare për koronavirus të hënën, tha gjatë fushatës se ai do të shfuqizonte vendimin e Trump për të braktisur OBSH-në në ditën e tij të parë në detyrë. Tedros i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të rimarrë një ndjenjë të qëllimit të përbashkët, duke shtuar: “Në atë frymë ne përgëzojmë Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendëspresidenten e zgjedhur Kamala Harris dhe ne shpresojmë që të punojmë me këtë administratë shumë ngushtë. Ne duhet të rimagjinojmë lidershipin, të ndërtojmë mbi besimin e ndërsjellë dhe llogaridhënien e ndërsjellë për t’i dhënë fund pandemisë dhe për të adresuar pabarazitë themelore që qëndrojnë në rrënjën e kaq shumë problemeve të botës”, tha ai, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














