Gjuha
Vijon shpërndarja e librave në gjuhën shqipe në Itali
Afro 4.5 mijë libra të gjuhës shqipe janë dhuruar në Itali për fëmijët shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
Vijon dorëzimi i librave për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporën shqiptare në Itali, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka bërë shpërndarjen e teksteve mësimore dhe plotësuese për vitin shkollor 2020-2021 deri në veriun e Italisë. Së fundmi, librat kanë mbërritur në shkollën “Mësonjëtorja” në Brescia, e cila është gati për të vijuar mësimin e gjuhës shqipe online.
Qendra e Botimeve për Diasporën ka dërguar falas 4479 tekste mësimore dhe plotësuese për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Itali.
Tekste të ndryshme shkollore, seria më e re e botimeve dygjuhëshe nga Qendra e Botimeve për Diasporën, një sërë vlerash, materialesh të ndryshme didaktike janë tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














