Lajme
Cyrih: Vendosin mish derri në kutinë postare të familjes myslimane
Bishti i përdredhur i derrit dukej përmes pjesës së hapur të kutisë postare, këmbët ngjyrë rozë të copëtuara shiheshin brenda kutisë, më 9 tetor në Schwamendingen, Cyrih
Persona të panjohur kanë vendosur pjesë të mbetjeve të një derri të prerë, në kutinë postare të shtëpisë së një familjeje myslimane në Schwamendingen të Cyrihut.
E. T. (31) është i zhgënjyer me shoqërinë ku jeton, e cila pretendon se ky lloj racizmi nuk ekziston në Zvicër. Dhe tani ka frikë edhe për sigurinë e nënës së tij, shkruan 20minuten.ch.
Sipas Alma Wiecken nga Komisioni Federal kundër Racizmit (FCR), çështja është e qartë: “Hedhja e mishit ose gjakut të derrit para institucioneve myslimane është tregues i një qëndrimi dhe motivimi anti-mysliman për veprën”, transmeton albinfo.ch.
Bishti i përdredhur i derrit dukej përmes pjesës së hapur të kutisë postare, këmbët ngjyrë rozë të copëtuara shiheshin brenda kutisë, më 9 tetor. “Ky është një sulm ndaj lirisë së besimit” thotë 32 vjeçari turk, sepse familja e tij është myslimane dhe nëna e tij mban shami.
Për të, nuk është incidenti i parë i këtij lloji: në të kaluarën, familja kishte gjetur rroba të vjetra, këpucë të ndyra apo edhe çanta me mbeturina, si jashtëqitje qeni në kutinë postare.
“Në fillim patëm menduar se fëmijët ose të rinjtë kishin bërë shaka”. Por mbetjet e mishit të derrit tani e kanë mbushur kupën. “Unë menjëherë informova policinë, e cila më pas dërgoi një polic te ne”, thotë T., përcjell albinfo.ch. Por polici i kishte thënë atij që nuk kishte të drejtë të bënte vetë padinë.
“Polici ka vepruar si duhet”, thotë për 20 minuten.ch, Marco Cortesi, zëdhënës i Policisë së Qytetit të Cyrihut. Djali nuk është qiramarrës – dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të bëjë ankesë.
“Unë ende shpresoj se policia do të hetojë dhe kapë së shpejti autorin ose autorët” thotë T. Ai tani është i shqetësuar për familjen e tij. “Shqetësohem sidomos kur nëna ime është vetëm. Po sikur dikujt t`i teket ta lëndojë?”.
Një kërcënim i tillë e shqetëson atë, sipas T. “Shumë zviceranë ende thonë se nuk ka racizëm në Zvicër. Kjo është e pakuptueshme për mua”.
Sipas Wiecken, FCR është në dijeni të incidenteve të ngjashme anti-myslimane. Duket e drejtë për të që të prekurit duhet t’i drejtohen policisë në këtë rast, transmeton albinfo.ch.
“Është e rëndësishme që policia të marrë seriozisht shqetësimet e të prekurve, veçanërisht në rastin e incidenteve raciste, dhe të marrë raporte”.
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










