Lajme
Nga dita e martë, Austria nën izolimin e valës së dytë të Covid -19
Kur ora bëhet 00.00 dhe shënon datën e 3 nëntorit, rregullorja e re hynë në fuqi.
Kur drafti i masave të reja mbrojtëse Covid -19 rrodhi nga autoritetet austriake të premten, shpejt u bë e qartë se pikë kryesore e draftit do të jetë edhe kufizimi i orës së lëvizjes. Të gjithë austriakët duhet të kenë ndonjë arsye të domosdoshme për të lënë shtëpinë. “Shërimi fizik dhe mendor” është një prej tyre. Masat do të zbatohen deri më 30 nëntor, shkruajnë mediat austriake,përcjell Albinfo Austria
Megjithatë, se kur do të hynë në fuqi masat e reja, nuk ishte e definuar. Tashme është bërë e ditur edhe dita. Nuk do të jetë as dita e hënë dhe as e mërkurë.
E marte, 3 nëntor
Me sa duket qeveria ka rënë dakord që të lejojnë të festohet edhe festa e krishterë “Dita e të gjithë shenjtërve dhe dita e të vdekurve” duke respektuar masat e mëparshme.
Sidoqoftë, policia do të kontrollojë gjithnjë e më shumë varrezat. Kur ora bëhet 00.00 dhe shënon datën e 3 nëntorit, rregullorja e re hynë në fuqi.
Ata që gjenden në rrugë pas datës 3 nëntor dhe gjatë orëve të natës midis orës 20:00 dhe 06:00 të mëngjesit, duhet të paraqesin një nga pesë arsyet e mëposhtme:
1. Shmangia e rrezikut të menjëhershëm për jetën, gjymtyrën dhe pronën
2. Kujdesi dhe ndihma për njerëzit në nevojë për mbështetje, si dhe ushtrimi i të drejtave familjare dhe përmbushja e detyrave familjare
3.Mbulimi i nevojave themelore të jetës së përditshme
4.Qëllime profesionale, nëse është e nevojshme
5.Qëndrimi jashtë shtëpisë për relaksim fizik dhe mendor.
Çka do të mbyllet e çka jo?
Gastronomia do të mbyllet për katër javët e ardhshme. Edhe hotelet poashtu. Lejohet vetëm ofrimi i shërbimeve i marrjes me vete “Take –away” dhe dërgimit të porosisë. Por, edhe këto shërbime lejohen vetëm nga ora 06.00 e mëngjesit dhe deri në orën 20.00 të mbrëmjes.
Ndërkohë pritet të mbyllen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe aktivitetet e kohës së lirë. Mbyllje do të këtë edhe për lokalët e jetës së natës.
Sipas mediave austriake, për dallim nga mbyllja totale e muajt mars, këtë herë nuk do të këtë.
– Shkollat: Do të vazhdojnë të mbesin të hapura.
– Shërbimet ushqimore: Edhe shërbimet ushqimore dhe dyqanët e shitjes më pakicë lejohen të janë të hapura. Por, vlejnë të njëjtat rregulla, maska e domosdoshme dhe vetëm 10 metra katrorë për klient si dhe dezinfektues.
– Sallonet e frezuarve gjithashtu mund t’u shërbejnë klientëve të tyre në sallon sipas këtyre rregulloreve të higjienës.
-Punë nga shtëpia (Home Office), rekomandohet që sipas mundësive të vazhdohet edhe në të ardhmen të punohet nga shtëpia.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











