AT Balkani
Rusi: Rekord i rasteve me COVID-19, për të dytën ditë me radhë
Rusia ka regjistruar rekord të rasteve të infektimeve me COVID-19 për të dytën ditë me radhë.
Autoritetet shëndetësore të enjten i raportuan 18.283 raste të reja të infektimeve, përfshirë 5.268 në Moskë. Kështu, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në gati 1 milion e 600 mijë, që është një ndër shifrat më të larta në botë.
Një ditë më parë u regjistruan 17.717 raste në tërë Rusinë, ndërsa 4.906 vetëm në kryeqytet.
Përpos infektimeve, të premten në Rusi u raportua edhe për 355 të vdekur nga COVID-19 për 24 orë, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express. Një ditë më parë u shënua rekord i viktimave – 366.
Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 27.656, që është shifër shumë më e vogël se vdekjet në vendet e tjera të mëdha, si Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe India.
Të tjera nga AT Balkani
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë Një festë e kombit shqiptar në zemër të Evropës... -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë














