Lajme
Dy kantone fusin detyrimin e maskës për nxënësit e shkollave të mesme
Bëhet fjalë për kantonin e Solothurnit dhe atë të Aargaut, të cilët kanë vendosur edhe për një sërë masash tjera
Kantoni i Solothurnit po ashpërson masat në luftën kundër pandemisë së koronavirusit. Nga e hëna, në shkollat e mesme të këtij kantoni do të zbatohet detyrimi i përgjithshëm i maskës. Nga ana tjetër, numri i shtretërve të kujdesit intensiv në spitale do të rritet nga 14 në 25, shkruan sda.ch.
Ministrja kantonale, Susanne Schaffner ka njoftuar të enjten se situata në kanton është serioze. Prandaj, Këshilli Qeveritar i kantonit shkon më tej sesa Këshilli Federal me masat që ka ndërmarrë, transmeton albinfo.ch. Kështu, do të mbyllen baret e nargjileve (shisha Bar), klubet si dhe seks klubet (bordelet).
Në lokale do të lejohen jo më shumë se 30 mysafirë përnjëherë. Baret që ofrojnë ushqime për të marrë me vete (Take away) dhe imbiset duhet të qëndrojnë të mbyllura midis orës 11:00 dhe 6 të mëngjesit.
Në këtë kanton është gjithashtu e ndaluar të mbahen ngjarje me më shumë se 30 persona, përcjell albinfo.ch. Këto shtrëngime do të zbatohen duke filluar të premten në mesditë dhe do të vlejnë më së voni deri në fund të janarit të vitit që vjen.
Kantoni gjithashtu kufizon vizitat në spitale dhe në shtëpitë e pleqve. Një pacient në spital mund të pranojë jo më shumë se një vizitor në ditë. Në shtëpitë e pleqve nuk do të lejohen më vizita nga të afërmit në dhoma. Vizitat mund të bëhen vetëm në sektorë të përcaktuar dhe nën zbatimin e masave të rrepta mbrojtëse.
Masa të ngjashme ka ndërmarrë sot edhe kantoni i Aargaut, transmeton albinfo.ch. Në këtë kanton po hyn në fuqi detyrimi gjithëpërfshirës për mbajtje të maskës në shkollat e mesme dhe në ato profesionale.
Aargau po zbaton detyrimin e përgjithshëm të mbajtjes së maskave për të rinjtë mbi moshën dymbëdhjetë vjeç në hapësira publike, përfshirë këtu edhe në shkolla, kanë thënë të enjten përfaqësues nga Kancelaria e Shtetit, e Kantonit Aargau.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










