Kosova

Katër viktima me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit katër persona me COVID-19 kanë humbur jetën.

Vdekjet e raportuara janë një nga spitali i Prizrenit, një nga mjekimi intensiv në QKUK, një në spitalin e Gjakovës dhe një rast nga Klinika emergjente në QKUK, teksa numri i përgjithshëm ka arritur në 673 raste të vdekjes.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec.