Lajme
Çekia vendos orën policore
Qeveria e Çekisë vendosi orë policore nga 21:00 deri në 05:00, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 nëntor.
Dyqanet me pakicë që ende funksionojnë nën kufizimet aktuale duhet të mbyllen deri në orën 20:00. Të dielave gjithçka duhet të jetë e mbyllur, me përjashtim të pikave të karburantit, farmacive ose dyqaneve në stacionet e trenit dhe pikat e tjera të udhëtimit.
Qeveria ka shtuar kufizimet tri herë në dy javët e fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.
Rritja e rasteve, të cilat kanë qenë mesatarisht mbi 12,000 në ditë, gjatë javës së kaluar, në vendin me 10.7 milionë banorë, do të ngarkojë edhe më shumë kapacitetet spitalore.
Ministri i Shëndetësisë i Çekisë, Roman Prymula, tha se masat e vendosura deri më tani, siç është mbyllja e bareve, restoranteve, dyqaneve për shitje me pakicë dhe shkollave – nuk kishin arritur të ulnin shkallën e infeksionit.
Republika Çeke njoftoi të martën për 10,273 raste të reja me COVID-19.
Ky vend ka pasur normat më të shpejta të infeksionit në Evropë gjatë dy javëve të fundit, sipas të dhënave të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me 1,324 raste për 100,000 banorë.
Në total, Republika Çeke ka regjistruar 268,370 raste të të infektuarve me koronavirus.
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











