Lajme
OBSH: Heqja dorë nga kontrollimi i virusit, e rrezikshme
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se braktisja e përpjekjeve për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit – siç është sugjeruar nga një zyrtar i lartë amerikan – “është e rrezikshme”.
“Ne nuk duhet të dorëzohemi”, tha Tedros në një adresim virtual.
Ai pranoi se pas disa muajsh lufte me koronavirusin e ri, i cili ka marrë më shumë se 1.1 milion jetë njerëzish në gjithë botën, ka një nivel të caktuar të “lodhjes pandemike”.
“Lodhja është e vërtetë, por ne nuk mund të heqim dorë”, tha Tedros.
“Kur udhëheqësit veprojnë shpejt, virusi mund të shtypet”, shtoi ai.
Komentet vijnë një ditë pasi Mark Meadows, shef i stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, ka thënë për rrjetin televiziv CNN se fokusi i administratës ka kaluar në zbutje të koronavirusit, jo çrrënjosje, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch
“Ne nuk do ta kontrollojmë pandeminë. Do ta kontrollojmë faktin e të pasurit vaksina, terapeutikë dhe lehtësime të tjera”, ka thënë Meadows, duke e krahasuar sëmundjen që e shkakton koronavirusi, COVID-19, me gripin sezonal.
I pyetur për komentet e Meadowsit, Tedros tha se është dakord se përqendrimi në zbutje, e veçanërisht në mbrojtjen e personave të cenueshëm, është i rëndësishëm.
“Por, heqja dorë nga kontrolli është e rrezikshme”, këmbënguli ai.
Koronavirusi ka prekur mbi 43.3 milionë njerëz në të gjithë botën.
Prej tyre, mbi 1.1 milion kanë vdekur dhe mbi 29 milionë janë shëruar.
SHBA-ja është vendi më i prekur në botë, me mbi 8.6 milionë njerëz të infektuar dhe mbi 225,000 viktima.
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













