Lajme
29,000 raste të reja janë raportuar këtë javë në Zvicër
Më 23 tetor 2020, numri i përgjithshëm i infeksioneve ishte 103,653 ndërsa ai i vdekjeve, 2,056, një shifër që përfshin 1,877 që kanë vdekur me test pozitiv të konfirmuar
Më 23 tetor 2020, Zyra Federale e Shëndetit Publik të Zvicrës (BAG) raportoi 6,634 raste të reja të infeksionit SARS-CoV-2 gjatë 24 orëve, një rekord ditor, duke e çuar totalin e raportuar javor në 29,231, një shifër më shumë se dyfishi i javës më parë.
Kjo është java e tretë me radhë ku numri i rasteve të raportuara javore është më shumë se dyfishuar. Tre javë më parë u raportuan 2.750 raste të reja javore.
Më 23 tetor 2020, kantonet me normat më të larta të infeksionit 14-ditor për 100,000 ishin Valais (1,190), Gjenevë (1,013), Appenzell Innerrhoden (935), Jura (932), Fribourg (828), Schwyz (784), Neuchâtel ( 744), Vaud (683), Zug (472), St. Gallen (466), Appenzell Ausserrhoden (454) dhe Ticino (408). Cyrihu kishte 400 – të dhëna nga BAG, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Shkalla e pozitivitetit – përqindja e testeve që kthehen pozitive – vazhdon të rritet. Shkalla e fundit e raportuar ditore ishte 26.5%, nga 14.4% një javë më parë dhe nga 9.8% një javë para kësaj.
Më 23 tetor 2020, numri i përgjithshëm i infeksioneve të raportuara SARS-CoV-2 në Zvicër ishte 103,653 ndërsa ai i vdekjeve, 2,056, një shifër që përfshin 1,877 që kanë vdekur me një test pozitiv të konfirmuar siç raportohet nga BAG.
Spitalet zvicerane po pranojnë më shumë pacientë me Covid-19. 117 janë pranuar gjatë 24 orëve të fundit, sipas BAG. Aktualisht ka 1,291 pacientë Covid-19 në spitalet në të gjithë Zvicrën, sipas shifrave të FOPH të botuara nga RTS. Ky është dyfishi i numrit në të njëjtën kohë javën e kaluar (624) dhe afërsisht gjysma e numrit të pikut gjatë valës së parë (2,388).
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Akademik Fehmi Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet Këtë javë, në Vjenë do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalja e edicionit të 70-të të Eurovisionit.... -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë











