Lajme
Gjermani: Shtohen rastet e infektimeve, kërkohet ndryshimi i qasjes
Gjermania ka regjistruar më shumë se 50 raste me koronavirus për 100 mijë banorë në 7 ditët e fundit, ka njoftuar Qendra Kombëtare Epidemiologjike, përderisa janë shtuar thirrjet për ndryshim të qasjes.
Instituti Robert Koch ka konfirmuar 14,714 raste të reja, që është rekord i ri ditor, edhe pse ky numër është menduar të jetë rritur për shkak të një gabimi teknik më herët gjatë kësaj jave, shkruan rel, përcjell Albinfo.ch.
Numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën prej 10 mijë.
Masa më të rrepta janë vënë në zbatim në nivel lokal, në zonat ku niveli i infeksioneve në rajone të caktuara është rritur mbi pragun prej 50 rastesh në 100 mijë banorë, duke përfshirë këtu edhe kufizimet në tubime publike.
Këto të dhëna u publikuan në kohën kur në Gjermani janë shtuar thirrjet për rikthim në nivel kombëtar të kufizimeve gjithëpërfshirëse, që u vendosën në fillim të pandemisë.
Aktualisht, 16 shtetet federale të Gjermanisë janë të lira që të vendosin vetë rregullat e tyre, duke çuar kështu në një grumbull masash të ndryshme në tërë vendin. Kritikët thonë se kjo situatë është konfuze dhe e rrezikon përpjekjen e Gjermanisë për parandalimin e përhapjes së virusit.
Në kryeqytetin Berlin, që aktualisht është epiqendër e COVID-19, masa të reja kufizuese kanë hyrë në fuqi këtë të shtunë. Maskat janë bërë obligative në tregje dhe në 10 rrugë të veçanta që kanë shumë frekuentim, në qendra tregtare dhe në vende ku krijohen rende të pritjes.
Rreth një mijë policë do të mbikëqyrin zbatimin e këtyre masave strike përgjatë kësaj fundjave.
Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel ka përsëritur thirrjen e saj për gjermanët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të reduktojnë në minimum socializimin.
“Ne nuk jemi të pafuqishëm kundër virusit, sjellja jonë e përcakton se sa fuqishëm dhe se sa shpejt shpërndahet. Urdhri i ditës për të gjithë ne është: reduktoni kontaktet. Takoni sa më pak njerëz”, tha Merkel në adresimin e saj javor përmes videos.
Kancelarja ripostoi videon e saj të para një jave, ku kishte apeluar që njerëzit të përmbahen nga udhëtimet dhe festimet që “nuk janë të nevojshme”. “Ju lutem, qëndroni në shtëpi, kurdo që është e mundshme, kudo që është e mundshme”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










