Lajme
235 kmh në autostradë, kosovari dhe shtetasi serb rrezikojnë disa vite burg
Shtetasi 19 vjeçar i Serbisë dhe kosovari 21-vjeçar nga kantoni i Cyrihut janë fotografuar nga radari natën e 11 prillit, në autostradën A1 në Spreitenbach AG duke zhvilluar një shpejtësi shumë të madhe
Një shtetas i Serbisë dhe një kosovar mund të dënohen me burgim pjesërisht me kusht pas një gare shpejtësie në autostradën A1 me ç`rast kanë bërë tejkalime të shpejtësisë, shkruan aargauerzeitung.ch.
Zyra e prokurorit publik në Baden ka kërkuar gjithashtu dëbim opsional nga vendi për dy të akuzuarit.
Shtetasi 19 vjeçar i Serbisë dhe kosovari 21-vjeçar nga kantoni i Cyrihut janë fotografuar nga radari natën e 11 prillit, në autostradën A1 në Spreitenbach AG duke zhvilluar një shpejtësi shumë të madhe. Të dy të akuzuarit vozitnin krah për krah me makina me shumë kuajfuqi, transmeton albinfo.ch.
19-vjeçari është fotografuar duke zhvilluar shpejtësinë prej 235 kilometrash në orë ndërsa 21-vjeçari, 224 kilometra. Kështu ka njoftuar të hënën prokurori publik i Kantonit Aargau, përcjell albinfo.ch. Në autostradë shüejtësia maksimale e lejuar ishte 120 kilometra në orë.
Zyra e prokurorit publik në Baden akuzon ata se ata me mënyrën e tyre të vozitjes kanë ekspozuar vazhdimisht pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, veten dhe pasagjerët në makinat e tyre ndaj një rreziku të lartë aksidentesh me lëndime të rënda ose fatalitet përmes stilit të tyre të vozitjes.
Përveç kësaj, zyra e prokurorit publik akuzon shoferët e rinj për vepra të tjera të trafikut. Ndër të tjera, ata auzohen se kanë kryer tejkalim masiv të shpejtësisë jashtë qytetit, pavarësisht nga njëri-tjetri, 21-vjeçari njëherë ndërsa 19-vjeçari disa herë, transmeton albinfo.ch. Të akuzuarit i kanë filmuar me celularë këto tejkalime të shpejtësisë.
Zyra e prokurorit publik në Baden kërkon që tetasi i Serbisë të dënohet me tre vjet burg, nga të cilët 18 muaj burg efektiv, dhe një gjobë prej 3000 frangash. Për kosovarin 21-vjeçar, prokurori publik ka kërkuar dënim me burg prej dy vjet e gjysmë, 15 muaj, prej të cilave burg efektiv dhe gjobë prej 2500 franga.
Përveç kësaj, prokuroria kërkon dëbim opsional nga Zvicra për 5 vite për secilin nga të akuzuarit, përcjell albinfo.ch. Ende nuk është përcaktuar se kur do të zhvillohet procesi gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Baden
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













