Lajme
Maska të mjaftueshme për popullatën zvicerane deri në fund të vitit 2020
Përderisa raportet qarkullojnë duke sugjeruar se maskat së shpejti mund të bëhen të detyrueshme në hapësirat e brendshme publike në gjithë vendin, autoritetet, shitësit me pakicë dhe prodhuesit thonë se ka mjaft pajisje mbrojtëse në magazinë që të zgjasin deri në fund të vitit.
Rezervat e detyrueshme të maskave të mbajtura nga Departamenti Federal i Mbrojtjes janë “tejmbushur”, i tha një zëdhënës televizionit publik zviceran SRF. Shitësit kryesorë me pakicë, Migros dhe Coop, gjithashtu thanë se ata nuk parashikonin ndonjë ngërç të furnizimit.
Spitalet, të cilat përjetuan një mungesë të pajisjeve mbrojtëse personale në ditët e para të pandemisë, që atëherë kanë siguruar rezerva të mjaftueshme për të paktën 12 javë, tha sekretari i përgjithshëm i drejtorëve kantonalë të shëndetit për SRF.
Prodhuesi lokal i maskave Wernli, në kantonin Aargau, aktualisht prodhon 500,000 maska në ditë.
“Ne jemi duke u ballafaquar me të vërtetë mirë me porositë e klientëve dhe kjo duhet të jetë pak a shumë rasti edhe për konkurrentët tanë”, tha Felix Schönle.
Rreth 20% e maskave të shitura në Zvicër prodhohen në vend, megjithëse varësia nga furnizimet e huaja, veçanërisht nga Kina, mbetet e lartë, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani Një 25-vjeçar shqiptar është ndaluar nga autoritetet kufitare në aeroportin e Memmingenit, pasi dyshohet se kishte... -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












