Lajme
Udhëtimi me aeroplan, më i sigurt se qëndrimi në zyrë?
Udhëtimi me aeroplan mund të jetë më i sigurt sesa të punuarit në zyrë në kohën e pandemisë së koronavirusit, kanë thënë prodhuesit e aeroplanëve, Airbus, Boeing dhe Embraer.
Airbus ka prezantuar një model kompjuterik që tregon se pasagjerët të cilët janë të ulur afër njëri-tjetrit dhe kanë maska të vendosura, u ekspozohen përgjysmë më pak stërpikave të pështymës, në krahasim me njerëzit që mbajnë distancë prej 1.8 metrash në zyrë.
“Ne kemi të dhëna konkrete që tregojnë se aeroplani është ambient më i sigurt sesa hapësirat e mbyllura publike”, ka thënë zyrtari për inxhinieri në kompaninë Airbus, Bruno Fargeon në një konferencë të Asociacionit Ndërkombëtar të Transportit Ajror (IATA) në Gjenevë.
Duke përdorur modele të ngjashme, Beoing ka thënë se të ulurit afër njëri-tjetrit në aeroplan përbën gjë të njëjtë sikurse të qëndruarit dy metra larg në një dhomë konferencash.
Sipas IATA-s, vetëm 44 raste të infektimit janë raportuar nëpër aeroplanë deri më tani.
Kjo i bie që një në 27.4 milionë pasagjerë është infektuar me koronavirus.
“Edhe nëse 90 për qind të rasteve nuk janë raportuar, sërish do t’i binte një rast për 2.7 milionë udhëtarë”, ka thënë këshilltari mjekësor në IATA, David Powell.
Aeroplanët përdorin sisteme të filtrimit që pastrojnë gjithë ajrin çdo dy deri në tre minuta, në krahasim me dy deri në tri herë brenda orës nëpër zyre, sipas IATA-s.
Sipas këtij grupi, kompanitë ajrore janë duke humbur gati 12 miliardë dollarë në muaj, teksa pandemia pengon realizimin e fluturimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori Zyra Kryesore e Doganës së Düsseldorf-it vendosi një gjobë prej 9,000 € ndaj punëdhënësit dhe 500... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik -
Studentja e Universitetit të Tetovës përzgjidhet në programin ndërkombëtar kërkimor në Dresden -
Xherdan Shaqiri shpallet “Lojtari i Sezonit” në Superligën e Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














