Lajme
Me 1077 raste për një ditë, pandemia në Zvicër po merr përmasa shqetësuese
Numri më i lartë që nga marsi. Ky zhvillim tregon se trendi po rritet shumë shpejt në një nivel të lartë. Janë raportuar edhe dy raste vdekjeje
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1077 raste të reja, të cilat kishin rezultuar pozitive në testimet e bëra për koronavirus në 24 orët e fundit. Një numër kaq i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite nuk është regjistruar që nga fundi i muajit mars 2020.
Kjo e rrit mesataren e 7 ditëve të fundit në shifrën 491, që është për 55 për qind më shumë se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Ky zhvillim tregon se trendi po rritet shumë shpejt në një nivel të lartë.
Shkalla e rezultateve pozitive të testimeve të bëra në 7 ditët e fundit, aktualisht është 5.4 përqind që do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 5 teste ishin pozitive, transmeton albinfo.ch. Kjo do të thotë se pragu kritik prej 5 për qind gjatë një jave, është tejkaluar. Të kujtojmë: në ditën e djeshme ai kishte arritir në 9.7% ndërsa sot ai ishte 7.1%
Madje Sipas OBSH-së, tani po rritet rreziku që numri i raportuar i rasteve të mos mundësojë një pamje të besueshme të mënyrës së përhapjes së virusit. Nëse numri i rasteve të raportuara vazhdon të rritet ndërkohë që nuk rritet numri i testimeve, krijohet mundüesia që të ketë numër më të lartë të rasteve të pa raportuara, përcjell albinfo.ch.
Vëllimi mesatar i testimeve të kryera në 7 ditët e fundit është 9,746 teste në ditë, ose 1 për qind më i ulët se java e kaluar.
BAG ka raportuar po ashtu edhe 2 raste të reja të vdekjes nga Covid-19. Pranimet në spital gjatë 7 ditëve të fundit kanë qenë 9 persona në ditë. Kjo është 2 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













