Lajme
Lufthansa vazhdon të shkurtojë shumë vende pune

Është bërë e ditur se kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, do të vazhdojë me reduktimin e stafit krahas shkurtimit të 22 mijë punonjësve të saj të kryer pak kohë më parë.
Njoftimi vjen pavarësisht një ndihme të qeverisë prej 10.5 miliardë dollarësh në muajin qershor. Kompania, e cila ka nën pronësi edhe “Australian Airlines” dhe “Eurowings”, thotë se një pjesë te avionëve nuk do të fluturojnë për një afat të gjatë, ndërsa shtatë avionë të mbetur të tipit “Airbus A340 dhe 600” do të hiqen përgjithmonë nga përdorimi.
Duke parë situatën pandemike, kompania Lufthansa thotë se pret që për pjesën e mbetur të vitit të ushtrojë veprimtarinë e saj me 20 deri 30 për qind të kapacitetit, ndërsa planifikon shkurtim të mëtejshëm të stafit.
Vendimi i kompanisë gjermane befasoi pilotin me përvojë tashmë në pension të “United Airlines”, Ross Aimer.
“Lufthansa është një nga kompanitë më të forta ajrore kur flasim për financat, udhëtarët të kënaqur apo edhe infrastrukturën. Ndaj kjo është befasuese. Imagjinoni se ku ndodhen kompanitë e tjera nëse Lufthansa përballet me këto dilema”, thotë ai.
Një sindikatë që përfaqëson punëtorët e Lufthansas ka kritikuar planin për shkurtim të stafit, duke kërkuar bisedime me kompaninë e cila në qershor mori 10.5 miliardë dollarë ndihma nga shteti.
Kompania ajrore thotë se do të ulë shpenzimet mujore prej 586 milionë dollarësh. Profesori i Universitetit “Reading Law School”, Jorge Guira, shpjegon se çfarë do të thotë kjo gjë.
“Aeroplanët kryesisht merren me qera nga kompani që duhen paguar. Duhet të paguash edhe aeroportet për hapësirën që shfrytëzon. Kur këtyre shpenzimeve u shtohen edhe ato që kryen për stafin, dalim tek ajo shifër e madhe që ka mbi kokë çdo kompani e mirësikurse Lufthansa”, thotë profesori Guira.
Me reduktimin e udhëtarëve, kompania planifikon të largojë disa avionë nga shërbimi.
“Arsyeja e këtij vendimi është se sepse ata presin të kenë pak udhëtarë për një periudhë kohe. Çfarë mund të bësh tjetër kur ke një situatë kaq të rëndë dhe njerëzit nuk janë gati të merren me një problem si ky?!” thotë profesori Jorge Guira.
Por me shkurtimin e stafit, ka një dilemë thotë eksperti Aimer: çfarë do të ndodhë pas pandemisë kur njerëzit u kthehen udhëtimeve?
“Kur ky makth të marrë fund dhe udhëtarët të kenë besim të udhëtojnë sërish, kompanitë do të jenë pa pilotë. Sepse bashkë me avionët që po hiqen nga qarkullimi, po largohen edhe njerëzit të cilëve do t’u duhet kohë të kthehen në gjendje pune dhe kjo është e kushtueshme”, thotë themeluesi i kompanisë “Aero Consulting Experts”.
E-Diaspora
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!” Pas publikimit të këngës së tij të parë “Fly”, model dhe tani edhe artist, Nikson Gjoka...
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
-
Kosovari godet me makinë motoçiklistin e rrëzuar dhe thotë: Mendova se ishte kaproll!
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?