Bota
Debati mes kandidatëve për president në SHBA-së, zhgënjeu publikun amerikan
Debati i parë mes dy kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trampit dhe Xho Bajdenit, ka lënë të zhgënjyer publikun amerikan. Presidenti 74-vjeçar dhe rivali i tij demokrat, 77-vjeçar, e kthyen sallën në një arenë sulmesh personale, me tone të larta, me ndërprerje nga të dyja palët madje edhe më ndërhyrjen e moderatorit në debat.
“Të gjithë e dinë që Trump është një kloun dhe një gënjeshtar. Ti je presidenti më i keq që ka parë ndonjëherë Amerika”, tha Xho Bajden, kandidat për president.
Ndërsa tek ti nuk ka asgjë inteligjente. Je një kukull e komanduar nga e majta radikale – deklaroi Donald Tramp, president i SHBA-së.
Në ato pak momente të qeta gjatë 90 minutave, debati u fokusua te çështjet si ekonomia, Gjykata e Lartë, sistemi shëndetësor, racizmi dhe integriteti i zgjedhjeve të 3 nëntorit. Bajdeni e vuri në pikëpyetje lidershipin e Trampit, edhe për sa i përket situatës me pandeminë e koronavirusit, që në vend u ka marrë jetën mbi 200 mijë vetave.
E dinte që në shkurt se sa serioze ishte kriza, sa vdekjeprurëse ishte sëmundja. Dhe nuk e njoftoi publikun se gjoja nuk donte të shkaktonte panik. Atë e zuri vetë paniku. Të dalë nga bunkeri ku rri futur dhe të bëjë çfarë duhet për të shpëtuar jetë njerëzish – u shpreh Xho Bajden, kandidat për president.
Xho, unë kam bërë për 47 muaj aq sa ti ke bërë për 47 vjet. Ti nuk do ta kishe bërë kurrë atë që bëmë se nuk e ke në gjak. Ty do të kishin vdekur shumë më shumë njerëz për muaj me radhë, sepse kur unë mbylla që herët kufijtë me Kinën prej virusit, më akuzuat si ksenofob, por në fakt ai vendim na shpëtoi mijëra jetë njerëzish, tha Donald Tramp, president i SHBA-së.
Në përfundim të debatit sondazhet treguan se publiku amerikan doli më i humburi dhe më pak i informuari nga dy kandidatët për president. Shumica prej tyre shprehën pakënaqësi me qasjen negative të rivalëve, ndërsa 48 për qind thanë se debatin e fitoi ish-zv.presidenti demokrat, Bajden, i cili tani do duhet ta përballë edhe dy herë të tjerë kreun e shtetit në arenat e ardhshme më 17 dhe 22 tetor.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











