Lajme
Mali i Zi lejon shqiptarët të përdorin flamurin kombëtar
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar si simbolin e tyre në Mal të Zi.
Qeveria malazeze dha pëlqimin e saj rreth përdorimit të flamujve, himneve dhe ditëve të festave kombëtare të komuniteteve, raporton vijesti.me, përcjell Albinfo.ch.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar – shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq.
Si stemë – shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”.
Gjithashtu është raportuar se 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar – është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të Shqiptarëve në Malin e Zi.
Ndryshe, Këshilli Kombëtar Kroat në Mal të Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë gjersa Këshilli i Romëve në Mal të Zi ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












