Lajme
Në Kosovë së shpejti pritet të lejohen dasmat dhe ahengjet
Në Kosovë së shpejti mund tē rikthehen sërish dasmat dhe ahengjet, të cilat u ndaluan për shkak të pandemisë. Drejtues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës janë takuar me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, të cilit i kanë kërkuar lejimin e dasmave, raporton Albinfo.ch.
Kryetari i Shoqatës së Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK), Hysen Sogojeva, tha se në këtë takim me ministrin Zemaj është dakorduar që të lejohen edhe ahengjet familjare, dasmat e klubet e natës.
“Në takim me Ministrin e Shëndetësisë z. Zemaj ku u dakorduan që në mënyrë institucionale, sa më shpejt të hapet edhe ahengjet familjare, klubet e natës etj., duke pas parasysh rënien e numrit të rastev me covid 19. Gjithashtu duke pasur parasysh që tani edhe disa shtete kanë hequr karantinën për Kosovën, si p.sh. Zvicra dhe kjo do t’i mundësonte mbajtjen e ahengjeve familjare dhe një arsyeje më shumë për gurbetqarët për të vizituar Kosovën, e që njëkohësisht do t’i kontribuonin ekonomisë së Kosovë”, citohet të ketë thënë Sogojeva.
Po ashtu OHTK-ja do të dërgojë një manual Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHPK dhe organeve relevante për të marrë dritën e gjelbër për fillimin e mbajtjes së ahengjeve, dasmave e klubeve të natës.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













