Lajme
Zvicra ka rezervuar 4.5 milionë vaksina: OBSH e kritikon për monopol
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kritikon këtë sjellje të Zvicrës dhe të vendeve tjera të pasura sepse mund të krijojë pengesa në shpërndarjen e drejtë dhe të bazuar në nevoja të vaksinave
Zvicra po investon në blerjen paraprake të vaksinës kundër koronavirusit. Ajo tashmë ka porositur 4.5 milionë doza nga prodhuesi farmaceutik “Moderna” i SHBA-së.
Njëkohësisht Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) është në negociata me prodhues të tjerë të vaksinave, thuhet në një editorial të shtëpisë mediale, Tamedia.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kritikon këtë sjellje të Zvicrës dhe të vendeve tjera të pasura sepse mund të krijojë pengesa në shpërndarjen e drejtë dhe të bazuar në nevoja të vaksinave.
Ndërkaq, krahas kësaj, Qeveria Federale ka vendosur të kontribuojë edhe me 10 milionë franga të tjera në fushatën ndërkombëtare “Covax” (COVID-19 Vaccine Global Access Facility), transmeton albinfo.ch. Më heret i kishte zotuar 20 milionë franga.
“Covax” i ka vetes vetes qëllimin e zbatimit të rregullave për shpërndarjen e barabartë të vaksinave. Qëllimi është të parandalojë vendet e pasura të pretendojnë të gjitha rezervat e vaksinave të disponueshme për veten e tyre.
Sidoqoftë, gjendja nuk pritet të jetë sikur ajo e vitit 2009: Megjithëse në atë kohë kishte një vaksinë kundër gripit të derrit, shumica e popullsisë së botës nuk kishte qasje në të, përcjell albinfo.ch. Kjo pati ndodhur pasi disa vende të pasura patën monopolizuar tregun. Fushata ndërkombëtare “Covax” dëshiron ta parandalojë këtë.
Zvicra po investon gjithsej 30 milionë franga në “Covax”. Në përgjithësi Qeveria e Zvicrës planifikon të shpenzojë 309 milionë franga me synim vaksinimin e 60 për qind të popullsisë zvicerane.
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













