Lajme
Gjermania shton 11 vende të BE-së në listën e ndalesës
Edhe njëmbëdhjetë rajone të tjera të Bashkimit Europian janë vendosur në listën e atyre në rrezik për shkak të përhapjes së Covid-19, nga ana e qeverisë gjermane.
Madje edhe Budapesti është në “listën e kuqe”, aty ku do të luhet sonte ndeshja e Supër Kupës midis Bayern dhe Sevilla.
Qeveria federale në Berlin shpalli disa rajone në 11 vendet anëtare të BE të rrezikshme dhe rekomandoi qytetarët gjermanë të heqin dorë nga udhëtimet që nuk janë me të vërtetë të nevojshme. Lista përfshin rajone dhe qytete nga vendet fqinje: Danimarka, Franca, Austria, Republika Çeke dhe Holanda, raporton gazeta shqip, përcjell Albinfo.ch.
Për momentin, lista gjermane e rajoneve ku ekziston një rrezik i rritur i infektimit përfshin gjithsej 14 nga 27 vende të Bashkimit Evropian – në disa vende vetëm rajone të caktuara janë në listë, dhe në disa territore të plota si Spanja.
Që nga e mërkura, rajonet e para në Danimarkë, Portugali, Irlandë dhe Slloveni janë futur në listë. Dhe në rastin e Francës, Republikës Çeke, Holandës, Kroacisë, Rumanisë, Austrisë dhe Hungarisë, lista aktuale e rajoneve të rrezikut është zgjeruar.
Kriteri kryesor, por jo i vetmi për vendosjen e një rajoni në listën e destinacioneve të rrezikshme është rritja e numrit të rasteve të reja korona në më shumë se 50 infeksione për 100,000 banorë në shtatë ditët e fundit.
Kryeqyteti hungarez Budapest është gjithashtu në listën gjermane të rajoneve të rrezikshme – dhe kjo është ajo ku ndeshja e Super Kupës së Futbollit Evropian midis Bayern dhe Seviljes spanjolle do të zhvillohet sonte.
Ndeshja luhet në Pushkash Arena, e cila ka një kapacitet prej 67,000 vendesh. Një maksimum prej 30 për qind e kapaciteteve në dispozicion duhet të plotësohen në tribuna sonte.
Shteti federal gjerman i Bavarisë të martën shtrëngoi rregullat e karantinës për tifozët e Bayern që vendosin të udhëtojnë në Budapest dhe kryeministri bavarez Markus Zeder bëri thirrje që të mos udhëtonin për të “vizituar” Hungarinë.
Kanalet televizive që transmetojnë ndeshjen (Sky dhe DAZN) nuk do t’i dërgojnë ekipet e tyre në fushë për arsye sigurie, gazetarë që do të komentojnë ndeshjen në studio.
Edhe para vendosjes së rregullave të reja, rreth 800 tifozë të klubit bavarez anuluan udhëtimin në Hungari.
Shefi i Bayern Karl-Heing Rummenigge tha të dielën se ai pret mbështetjen e rreth 2,100 tifozëve të klubit të tij në tribuna, por duket se do të ketë shumë më pak. Në prag të ndeshjes, UEFA mori një kërkesë nga Sevilla për dhënien e më pak se 350 biletave.
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













