Lajme
Banka të rëndësishme nëpër botë kanë qarkulluar para të dyshimta
Shuma të mëdha parash, që dyshohen të jenë të pista, kanë qarkulluar për vite me radhë nëpër disa nga institucionet më të mëdha bankare në botë, sipas një hetim ndërkombëtar të disa gazetarëve investigativë botuar të dielën, bazuar në raporte të rrjedhura nga Departamenti amerikan i Thesarit.
“Përfitimet nga luftërat vdekjeprurëse të drogës, pasuritë e përvetësuara nga vendet në zhvillim e kursimet e vjedhura për shkak të skemave piramidale, u lejuan të gjitha të rrjedhin brenda dhe jashtë këtyre institucioneve financiare, megjithë paralajmërimet nga vetë punonjësit e bankave”, sipas hetimit të kryer nga Buzzfeed News dhe nga shoqata Ndërkombëtare e Gazetarëve Investigativë (ICIJ), shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch
Hetimi, i cili u drejtua nga 108 media ndërkombëtare nga 88 vende të ndryshme të botës, bazohet në mijëra raporte për aktivitete të dyshimta të depozituara në agjencinë e zbatimit të ligjit financiar pranë Departamentit amerikan të Thesarit. E njohur me akronimin FinCEN, agjencia është një njësi inteligjence në zemër të sistemit global për të luftuar pastrimin e parave.
“Këto dokumente, të përpiluara nga bankat, të ndara me qeverinë, por të mbajtura jashtë vëmendjes së publikut, ekspozojnë boshllëqet në masat mbrojtëse bankare dhe lehtësinë me të cilën kriminelët i kanë shfrytëzuar ato”, shkruante agjencia amerikane e lajmeve “Buzzfeed News”, në hyrje të artikullit të saj, përcjell tutje albinfo.ch
Dokumentet i referohen një shume prej 2 trilionë dollarësh në transaksione që kanë qarkulluar mes viteve 1999 dhe 2017. Hetimi pëqëndrohet në veçanti tek pesë banka të mëdha, JPMorgan Chase, HSBC, Standard Chartered, Deutsche Bank dhe Bank of New York Mellon, të akuzuara për se kanë vazhduar të lëvizin pasurië e kriminelëve të dyshuar, edhe pasi janë ndjekur penalisht ose dënuar për shkelje financiare.
“Rrjetet përmes të cilave qarkullojnë paratë e pista përshkojnë botën dhe janë bërë arterie jetike e ekonomisë globale”, raportoi Buzzfeed News.
Në një deklaratë, Deutsche Bank tha se gjetjet e ICIJ-së “diheshin” nga institucionet rregullatore. Banka tha gjithashtu se ajo i “kishte kushtuar burime të konsiderueshme forcimit të kontrolleve”, si dhe ishte përqëndruar në “përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrimeve të saj”. Hetimi theksonte gjithashtu mungesën e fuqisë së autoriteteve amerikane për të kontrolluar transaksionet e pista financiare. Në një deklaratë të lëshuar para botimit të këtij hetimi, FinCEN tha se “publikimi i paautorizuar i raporteve përbën një krim që mund të ndikojë në sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.
E-Diaspora
-
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 Talenti me prejardhje nga Kosova fiton besimin e klubit bavarez dhe pritet të jetë pjesë e... -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve














