Lajme
Fillimi i mësimit në shkollën shqipe në Parma të Italisë
U mblodh Këshilli pedagogjik i shkollës shqipe ‘Scanderbeg’, ku diskutoi për përgatitjet e fundit për fillimin dhe metodat e mësimit për vitin shkollor 2020-2021, i dymbëdhjeti vit radhazi.
U vendos që fillimisht mësimi do të bëhet online për shkak të masave anti Covid-19. Kur gjendja të normalizohet dhe kushtet ta lejojnë, do të kthehemi në mësimin klasik në shkollë.
Platformat virtuale që do të përdorim për mësimin online janë Google Meet dhe Zoom. Programi për prezantimin e leksioneve do të jetë Power Point.
Për realizimin me sukses të këtij mësimi, ndërmarrja Alba Computer vendos falas, në dispozicion të plotë, ambientet teknologjike për mësuesit dhe nxënësit, duke bërë njëkohësisht edhe trajnimin e tyre.
Dita e parë e mësimit është e shtunë, më 26 shtator 2020.
Shkolla online do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 15:00 deri 16:00 për fillestarët dhe 16:30 – 17:30 për grupin e përparuar.
Programi do të krijohet nga stafi ynë pedagogjik, me linjat udhëzuese të kurrillës së Ministrive të Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat i kanë siguruar edhe librat.
Lëndët që do të zhvillohen këtë vit:
Abetare, gjuha shqipe, letërsia e trevave shqiptare, historia dhe gjeografia e trevave shqiptare, muzika, kostumet dhe traditat shqiptare, art dhe pikturë.
Krahas mësimit, në bazë të kushteve dhe rrethanave, do të zhvillojmë një sërë aktivitetesh kulturore deri në mbarimin e shkollës në qershor 2021.
Stafi pedagogjik për vitin shkollor 2020-21 do të jetë:
Niveli i parë
Lënda abetare: Erlinda Pjeçi, Zamira Shkurti dhe Nertila Dervishi.
Niveli i dytë:
Gjuha shqipe: Sabrije Kulla
Letërsi shqipe: Mimoza Cerri
Muzikë, kostume dhe tradita shqiptare: Elvira Lashi
Art dhe pikturë: Elona Marika dhe Benard Basha
Histori dhe gjeografi të trevave shqiptare: Durim Lika
Regjistro fëmijën tënd!
/Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












