Lajme
Sopranoja shqiptare, në rolin kryesor të operës “Der Messias” të Mozart-it
Sopranoja shqiptare në Itali, Marigona Qerkezi, ka bërë të ditur lajmin për rolin e saj kryesor në operën “Der Messias” të Mozart-it, me të cilën ajo do të hapë sezonin e vjeshtës në Teatro Grande di Brescia, transmeton albinfo.ch.
Ky lajm vjen menjëherë pas interpretimit të saj si protagoniste në rolin e “Adina”, në “L’Elisir d’amore”, veprën e parë operistike që u shfaq në Itali pas mbylljes si pasojë e pandemisë, transmeton albinfo.ch.
“E kam të vështirë t’i gjej fjalët e duhura për të përshkruar ndjesitë e mbrëmshme. Jam e stërlumtur që pata mundësinë të rikthehem për të kënduar në skenë pas kaq muajsh, të debutoja një rol aq të bukur si Adina në skenën e jashtëzakonshme të Teatro Petruzzelli si i pari në Itali që shfaqi opera komplete pas mbylljes nga pandemia, me një audiencë, e cila më riktheu në skenë me duartrokitje të forta dhe emocionuese”, shprehet Qerkezi. /Albinfo.ch


E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind













