Lajme
Bashkatdhetarët në Gjermani, të integruar dhe të suksesshëm në të gjitha fushat
Mërgimtarët shqiptarë që po shënojnë suksese në Gjermani
Shumë shqiptarë janë të shpërndarë në gjithë botën, duke u integruar në shtetet më të fuqishme dhe duke korrur suksese në të gjiha fushat, si nga ana e formimit intelektual, ashtu edhe etik, shkruan albinfo.ch.
Vlen të cekët se bashkatdhetarët tanë në Bavari janë të mirintegruar dhe kanë arritur që me punë, zell, me moral të lartë të punës e mbi të gjitha me nder të depërtojnë dhe të kenë suksese në të gjitha lëmitë si në kulturë, sport, shkencë e biznes.
Një sukses mjaft të madh ka arritur edhe ndërmarrësi Sahit Klaiqi, i cili me ndërmarrjen e tij me mbi 100 punëtorë menagjon dhe mirëmban objektet dhe bizneset më me renome në qendrën e qytetit të Mynihut. Puna dhe të arriturat e tij vlerësohen lart edhe nga vetë Bashkia e qytetit 1,5 milionësh të Mynihut, shkruan tutje albinfo.ch.
Duhet theksuar se Klaiqi ka investuar dhe vazhdon të investojë edhe me projekte të reja edhe në vendlindje, duke hapur vende të reja të punës dhe me këtë duke ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.
Gjithashtu Klaiqi asnjëherë nuk heziton ta përkrahë dhe ta ndihmojë edhe konsullatën tonë dhe profesionaliteti i tij ishte i pakursyer sidomos gjatë kohës së pandemisë.
Së fundi, edhe konsulli i përgjithshëm Afrim Nura gjatë vizitës në zyrat e firmës së Klaiqit shprehu falënderime dhe mirënjohje si dhe u uroj suksese të mëtutjeshme. /Albinfo.ch




E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












