Lajme
Mbi 5 mijë raste aktive me koronavirus në Zvicër
Të dhënat e fundit në Zvicër
Statistikat e fundit nga autoritetet shëndetësore zvicerane tregojnë se nga rastet e para me koronavirus, e deri tani në total Zvicra ka 43,532 infektime, transmeton albinfo.ch.
Edhe pse thuhet se situata është e mirëmenaxhuar, përkundër kësaj, ka një rritje graduale të infektimeve.
Referuar të dhënave të fundit, në Zvicër ka 5019 raste aktive me koronavirus, transmeton albinfo.ch.
Sidoqftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Zvicër është rritur dukshëm në këto ditët e fundit.
Gjatë kësaj jave në Zvicër janë raportuar se numri i shërimeve ka arritur mbi 36,500 persona.
Kjo rritje e shërimeve, sipas autoriteteve zvicerane, çdoherë e më shumë po vjen si rezultat i trajtimit të duhur dhe kujdesit të stafit mjekësor karshi pacientëve dhe respektimi i masave nga e mbarë popullata, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se Zvicra deri tani ka bërë 1,070,910 testime nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.
Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Kujtojmë se Zvicra është renditur e para në vendet më të sigurta në botë kundër koronavirusit. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












