Lajme
Çka shkaktoi në vdekjen e 10 personave në Zvicër
Një çështje kriminale është hapur kundër një prodhuesi të djathit në Zvicrën qendrore pas një seri vdekjesh të lidhura me helmimin nga listeria.
Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia dhe lëndime trupore, si dhe për kundërshtim të Aktit Federativ për Ushqime, tha Prokurori i Përgjithshëm i kantonit Schwyz të enjten, raportojnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Djathi i infektuar nga patogjeni i listeria u shit në një periudhë dy vjeçare nga prodhuesi, i cili që nga ajo kohë është mbyllur.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Schwyz njoftoi se hetimet filluan në vitin 2018. U vërejtën rreth 34 raste gjatë dy viteve, me dhjetë nga këta 34 pacientë që vdisnin.
Kjo përfshin katër pacientë në Spitalin Valais në Sion të cilët u infektuan pasi hëngrën djathin midis marsit dhe majit të këtij viti. Një prej pacientëve, i cili kishte një formë serioze të kancerit, vdiq, përcjell tutje albinfo.ch.
Listeria, një baktere e lindur nga ushqimi, është veçanërisht e rrezikshme për ata me sistem imuniteti të dobët dhe për gratë shtatzëna dhe të porsalindurit. Ata me sistem të fortë imunitar rrallë preken seriozisht.
E-Diaspora
-
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen Një 20-vjeçari dyshohet se u sulmua dhe u plagos nga disa persona, ndërsa gjatë incidentit iu... -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













