Lajme
Qeveria e re e Maqedonisë Veriore me 19 ministri
Qeveria e re e udhëhequr nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev do të ketë 19 ministra, në vend të 26 sa janë tani.
LSDM-ja do të ketë 11 ministra, tetë prej të cilëve me resor dhe tre zëvendëskryeministra që do të propozohen si ministra pa resor me kompetenca të caktuara.
Përveç Zaevit si kryeministër, anëtarë të qeverisë do të jenë Lupco Nikollovski si zëvendëskryeministër për luftë kundër korrupsionit, Fatmir Bytyqi – zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike, Nikolla Dimitrov – zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Oliver Spasovski – ministër për Punë të Brendshme, Radmilla Shekerinska – ministre e Mbrojtjes, Bojan Mariçiq – ministër i Drejtësisë, Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Venko Filipçe – ministër i Shëndetësisë, Milla Carovska – ministre e Arsimit dhe Shkencës, Jagoda Shahpaska – ministre e Punës dhe Politikës Sociale dhe Irena Stefoska – ministre e Kulturës.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave do të drejtohet nga Arijanit Hoxha nga Lëvizja Besa, partner i koalicionit parazgjedhor të LSDM-së, ndërsa Goran Milevski nga PLD-ja do të jetë ministër i Pushtetit lokal.
BDI do të ketë gjashtë anëtarë në Qeveri. Artan Grubi do të jetë zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Sistemit Politik, Bujar Osmani – ministër i Punëve të Jashtme, Fatmir Besimi – ministër i Financave, Kreshnik Bekteshi do të mbetet ministër i Ekonomisë, ndërsa Naser Nuredini – ministër i Mjedisit Jetësor. BDI gjithashtu duhet të emërojë një kandidat për Ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës.
Koalicioni qeveritar që do të përbëhet nga LSDM, Besa dhe parti të tjera nga koalicioni “Mundemi”, BDI dhe PDSH, në Kuvend do të kenë shumicë parlamentare prej 62 deputetësh./AlsatM
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta















