Kuriozitete
I pasionuar pas “Mercedes”-it, mërgimtari vozit GT AMG në Kosovë
Shqiptarët e dhënë pas veturave super luksoze që kapin vlera të mëdha
Kudo në botë te njerëzit është dëshira për të pasur në veturë të mirë, por të paktë janë ata që adhurojnë makina të shpejta, përcjell albinfo.ch.
Në disa prej platformave online janë hapur edhe disa llogari të meraklinjve të veturave të bukura dhe të shpejta, në të cilat ata diskutojnë për to dhe shprehin dëshira që ta kenë një prej tyre. Por, këtë virtualitet e shohim edhe në realitet, në rrugët e Kosovës.
Pa dyshim që veturat më të bukura në Kosovë i shohim gjatë verës, në muajin korrik dhe në gusht, kur diaspora shqiptare vjen për pushime në Kosovë. Dhe, më të shpeshtat e më të bukurat vetura që shihen në Kosovë në këtë muaj janë modelet e “Mercedes”-it, të “McLaren”-it, të “Lamborghini”-t, të “Nissan GT-R-s”, të “Audi”-së, të “Porsche”-s dhe të “BMW”-së, me shumë kuaj fuqi. Por, pavarësisht prej këtyre modeleve të forta, të shtrenjta dhe të bukura, në stinën e verës këto vetura në Kosovë bëhen të zakonshme dhe me përplot konkurrencë, përcjell tutje albinfo.ch.
Deri më tash në rrugët e Kosovës ka munguar vetura “Mercedes, GT AMG”. Tash e tutje rrugëve tona atë e vozit afaristi i suksesshëm nga Kosova, Lut Gurra, i cili ka dyqane dhe restorante në Gjermani dhe në Kosovë. Ai e ka blerë këtë veturë, e cila, për shkak të çmimit të lartë dhe serisë së shkurtuar nga fabrika, s’ka qenë më parë në Kosovë.
Sipas hulumtimit të bërë për posedimin e këtij modeli, kjo më së shpeshti është në pronësi të sportistëve të shumëpaguar të Ligës Evropiane. Çmimi i kësaj veture kap vlerën 229.000 euro. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale Gjenevë, 27 shtator 2026. Një numër i madh shqiptarësh janë mbledhur sot në Sheshin e Kombeve,... -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator
Jeta në Austri
-
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar formacionin për ndeshjen e sotme ndaj Austrisë. Selektori i... -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë












