Kosova
Malajzia ndihmon Kosovën me një milion maska dhe 30 mijë doreza
Qeveria e Malajzisë ka bërë të ditur se do t’i dërgojë ndihmë anti-COVID Kosovës, një donacion prej 1 milion maska dhe 30,000 dorëza, transmeton albinfo.ch.
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka bërë të ditur që sot ka marrë lajmin nga Qeveria e Malajzisë se ka vendosur t’i dërgojnë Kosovës ndihmë anti-COVID-19, donacion prej një milion maska dhe 30 mijë dorëza, të cilat do të arrijnë ditëve në vijim.
Ky donacion vjen pas një videokonference të zhvilluar me homologun e Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, më datë 6 korrik të këtij viti.
“Falënderoj përzemërsisht ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malazias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”.
https://www.facebook.com/melizaharadinajstublla/posts/148344020244999?__xts__%5B0%5D=68.ARBmsgNpjPxciwO5RN5lEMxoksQUTA2tmRFQBDoTtcDNH_iQzu0Xn0X8NZW2RFH-1oppA8eQeBMKjeIkWbHN0dhG5Q2O0eM0nYIE4BRtEbtoUEuXCI2fz-ugEDQbGK_LTmwzuN8dhJkroE7xyfSuq7Dttt84F-8F43cmjqT9rEJqRqm4bbXVyrTh9Gjve07HVHV8FPD6Pllpj0WGvMm6PAvhBkmK4tTfrG8nLOg0MQ61tkHvoKh8QTilYeq8VZDzQFcQiMsCEz1clBQGA40P0fXilkxPVEGjhzVyWe6Tc58nhV6dbDJ-TNaIQq2Y9UNkbTl98dKWu2hwUj6XgNY&__tn__=-R
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














