Kosova
BE: Mbështetja e SHBA-së për dialogun, e mirëseardhur

Së fundmi, në një reagim nga Bashkimi Evropian konsiderohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner të rëndësishëm në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, pasi thotë se ndajnë qëllimet e njëjta në rajon, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka reaguar BE-ja ndaj njoftimit për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë, të thirrur për 2 shtator në Shtëpinë e Bardhë.
NË BE thonë se “kanë marrë në dijeni këtë njoftim”, duke rikujtuar se mbështetja e SHBA-së në dialogun e lehtësuar nga BE-ja është e mirëseardhur.
“Kur është në pyetje përfshirja e palëve të treta në përpjekjet për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë që të pajohen për një normalizim gjithëpërfshirës të raporteve të tyre. Ne mirëpresim nismat që mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Në këtë drejtim ne kemi marrë në djeni njoftimin e ambasadorit Grenell”, tha për Radion Evropa e Lirë Nabila Masrali, zëdhënëse e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Zëdhënësja e BE-së rikujtoi se rruga drejt bllokut evropian për Kosovën dhe Serbinë kalon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli.
Në fund të këtij muaji në Bruksel pritet të zhvillohet edhe një takim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut në nivel të ekspertëve. Ndërsa në fillim të shtatorit do të zhvillohet edhe një raund i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Hoti e Vuçiq në Shtëpinë e Bardhë për çështje ekonomike
Burimet e BE-së pohojnë se nga vjeshta presin një rritje të dinamikës së procesit të dialogut dhe synojnë që takimet e liderëve të zhvillohen dy herë në muaj, ndërsa delegacionet e ekspertëve të takohen çdo javë.
Diplomatët në Bruksel vazhdojnë të insistojnë se sa i përket normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, i vetmi dialog është ai i cili zhvillohet në Bruksel dhe se për këtë BE ka marrë edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Deri më tash, prej kur ka rifilluar dialogu në Bruksel, ka pasur një takim të nivelit të lartë me praninë fizike të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë dhe një virtual përmes video konferencës. Ndërsa në dy takime të ekspertëve janë diskutuar temat e të pagjeturve, të zhvendosurve, bashkëpunimit ekonomikë dhe pronësisë.
Delegacioni i Kosovës ka insistuar se këto nuk janë takime teknike por diskutime politike për draftimin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse e cila, sipas delegacionin e Kosovës, duhet të përmbyllet me njohjen reciproke. Delegacioni i Serbisë i ka quajtur si të pavërteta pohimet se po diskutohet për njohjen e Kosovës dhe ka insistuar që të zbatohen disa marrëveshja të arritura më herët në dialog, sidomos ajo për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Bashkimi Evropian vazhdon të jetë shumë i mbyllur sa i përket përmbajtjes së dialogut duke përsëritur në vazhdimësi vetëm se qëllimi është arritja e një marrëveshjeje për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve, ligjërisht obliguese, e cila do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Promovim libri në Konsullatën e Kosovës në Cyrih Promovohet libri “Kundrime Letrare” i autorit Mërgim Bekteshi, botim i Shtëpisë Botuese “Littera”...
-
Shqiptari, në listën e të kërkuarve nga Europoli, për vrasjen e bashkatdhetarit
-
Volketswil: Të dielën zhvillohet turneu i shkollave shqipe në futboll
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
Jeta në Austri
-
Qiraja e re, rregulla të reja: Si funksionojnë zgjatjet e kontratave të qirasë në Austri? Rinovimi i kontratës së qirasë në Austri nuk është gjithmonë i thjeshtë nga afatet ligjore deri...
-
Çmimi i arit mund të arrijë në afro 300 euro për gram, deri në vitin 2030
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025?
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri