Lajme
Norvegjia kap udhëtarët zviceranë pas aterrimit dhe i kthen mbrapa
"Pesë vetë në aeroplanin zviceran u ndaluan dhe u kthyen mbrapsht" mund të lexohet në titullin e një gazete norvegjeze
Pesë pasagjerëve të kompanisë ajrore zvicerane Edelweiss iu refuzua të shtunën në mbrëmje hyrja në Tromsø të Norvegjisë.
Rregullat më të rrepta për koronavirusin kanë hyrë atje në fuqi që nga sot.
Rreth rastit ka reportuar mediumi norvegjez iTromsø, transmeton portali zviceran watson.ch. “Pesë vetë në aeroplanin zviceran u ndaluan dhe u kthyen mbrapsht” mund të lexohet në titullin e gazetës.
Një bashkëpunëtor i Watson shkruan se 109 pasagjerë duhej të kishin qenë në aeroplan, transmeton albinfo.ch. “Të tjerët u desh të karantinohen menjëherë.”
Zvicra tani konsiderohet një vend i “Listës së kuqe” në Norvegji.
“Nuk mund ta kuptojë pse Edelweiss u mundësoi këtyre pasagjerëve fluturimin deri në Tromsø”, shkruan personi në fjalë, i cili vetë jeton në Norvegji.
Zyra e mediave e kompanisë Edelweiss konfirmon rastin. Pasagjerët u bartën përsëri në Cyrih, sipas saj. Kthimi i menjëhershëm lidhet me “rregulloren e karantinës që ka filluar të zbatohet nga sot” nga Norvegjia për shtetasit zviceranë. Megjithatë, ne nuk dimë arsyet e sakta, përcjell albinfo.ch. Ju do të duhet të pyesni autoritetet norvegjeze “, thotë zëdhënësi, Andreas Meier.
Ministria e Jashtme Norvegjeze ka lëshuar një paralajmërim udhëtimi të enjten për disa vende lidhur me pandeminë koronavirus. Përveç Zvicrës, aty përfshihet edhe Republika çeke, Franca dhe Monako.
Hyrësit nga këto vende dhe disa rajone suedeze që janë të reja në Listën e Kuqe, duhet të kalojnë në karantinë në Norvegji për dhjetë ditë, përcjell albinfo.ch. Rregullorja hyri në fuqi natën e të shtunës.
Edelweiss thekson se ajo informon udhëtarët e saj përmes SMS, para nisjes, në lidhje me rregulloret e karantinës të vendeve të destinacionit. Ndërsa fakti nëse ata u përmbahen rregullave të hyrjes është përgjegjësi e pasagjerëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit Artistja me famë botërore promovon veprën e shkrimtares shqiptare, duke sjellë në vëmendjen ndërkombëtare historinë e... -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












