Kosova
Në Kosovë, rreth 40 mijë persona humbin punën nga koronavirusi
Prej muajit mars të këtij viti dhe kur filloi pandemia Covid-19, besohet se në Kosovë kanë humbur punën rreth 40 mijë persona, dhe se nëse vazhdon ky trend, numri i atyre që do të humbin punën për shkak të pandemisë do të rritet deri në 60 mijë.
Kështu deklaroi për KosovaPress kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, që tha se shifra prej 40 mijë të papunëve është shënuar deri në fund të muajit qershor, ndërsa deri në fund të shtatorit ajo mund të rritet edhe për 20 mijë të tjera, përcjell albinfo.ch.
Azemi deklaroi se në shumë raste janë edhe vetë punëtorët që detyrohen të lënë punën për shkak se paga nuk ua mbulon shpenzimet.
“Deri në fund të muajit qershor i kemi rreth 40 mijë punëtorë të cilët e kanë humbur vendin e punës, dhe nëse vazhdon ky trend kështu, në fakt mendojmë që fundi i shtatorit do të jetë mbi 60 mijë punëtorë, të cilët e kanë humbur vendin e punës. Njëfarë forme punëtorët obligohen që edhe vetvetiu ta lëshojnë vendin e tyre të punës, sepse pagat janë tepër të ulëta dhe pronarët e kompanive gjejnë një shprehje se gjoja nuk kanë punë, dhe punëtorët nuk e kanë llogarinë nëse edhe shpenzimet minimale të tyre nuk mbulohen që të shkojnë në vend të punës”, tha ai.
Azemi ka thënë se rol të madh në numrin e të papunëve po luajnë edhe kushtet e këqija të punës, në të cilat punohet.
Ai deklaroi se të drejtat e punëtorëve të sektorit privat në Kosovë janë të drejtat më të shkelura në rajon, sidomos tani në këtë kohë pandemie.
Azemi shtoi se nuk ka pasur asnjëherë gjendje kaq të rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













