Lajme
Kosovë: 100 institucione shëndetësore kërkojnë licencë për të kryer teste për COVID-19
Rreth 100 institucione shëndetësore private kanë aplikuar për të marrë licencën për të kryer teste për COVID-19. Gjatë kësaj jave aplikacionet pritet të shqyrtohen nga Bordi për Licencim të Institucioneve Private Shëndetësore, i cili do të vendosë se cilat i plotësojnë kushtet e cilat jo.
Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se Bordi do të punojë me orar shtesë në mënyrë që procesi të kryhet sa më shpejt.
Sipas tij, shumica e aplikacioneve janë për licencë për teste serologjike, ndërsa rreth 10 prej tyre kanë aplikuar për licencë për teste molekulare ose PCR. Ato institucione që do të licencohen, do të jenë të detyruara që për testimet që kryejnë, të raportojnë në institucionet relevante.
Për pranimin ose jo të këtyre testeve nga shtetet e tjera, sipas Hotit, vendos secili shtet mbi politikat e tij. Ndërsa për çmimet, tha se ministria në bashkëpunim me institucionet do të shikojë mundësinë që ato të harmonizohen dhe të caktohet limiti.
Lidhur me testimet në institucionet private shëndetësore, të hënën ka shkruar edhe kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti. Ai ka thënë se ato do të licencohen së shpejti dhe se si qeveri janë duke punuar për të rritur kapacitetet testuese.
Deri më tani, në Kosovë ligjërisht testet për koronavirus janë kryer vetëm në IKSHPK, si dhe së fundi testet serologjike nga Komuna e Prishtinës, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














