Lajme
Suedia për shkak të pandemisë u bën thirrje qytetareve të punojnë nga shtëpia
Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka paralajmëruar se nëse rritet numri i kontakteve, rreziku i një përhapjeje të re do të rritet gjatë vjeshtës
Suedia, e cila numëron 80.000 të infektuar me Covid-19 bëri sot thirrje që të punohet nga shtëpia të paktën deri në Vitin e Ri.
Autoritetet suedeze aktualisht janë duke regjistruar një rënie në numrin e rasteve të reja, veçanërisht format e rënda të COVID-19 që kërkojnë kujdes intensiv.
Por Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka paralajmëruar se nëse rritet numri i kontakteve, rreziku i një përhapjeje të re do të rritet gjatë vjeshtës.
“Ne gjithmonë kemi provuar të zbatojmë masa në planin afatgjatë dhe të tregojmë rezistencë në punën afatgjatë të fitimit të pandemisë”, tha epidemiologu Anders Tegnell në një konferencë për shtyp, përcjell albinfo.ch.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit Suedia ka regjistruar 318 raste të reja.
Ndërsa 5.739 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi që nga fillimi i pandemisë, sipas autoriteteve suedeze.
Për dallim nga vendet e tjera evropiane, Suedia nuk ka imponuar asnjëherë kufizim në lëvizjen e popullatës dhe shkollat për fëmijë nën moshën 16-vjeç kanë mbetur të hapura në çdo kohë, ashtu si kafenetë, klubet e natës dhe restorantet.
Agjencia e Shëndetit Publik mbron këtë qasje dhe hedh poshtë masat e marra nga vendet e tjera, duke i konsideruar ato afatshkurtra dhe jo proporcionale me pasojat për shoqërinë.
Në Suedi, deri tani vetëm personeli mjekësor është ftuar që të bartë maska mbrojtëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














