Lajme
Qeveria u kërkon kantoneve të fusin detyrimin e maskave në dyqane
Zyra Federale e Shëndetit Publik u ka bërë sot thirrje kantoneve të veprojnë: ajo rekomandon vënien e maskave në dyqane. Në restorante, vizitorët duhet të japin detajet e tyre të kontaktit
Pascal Strupler, drejtori i Zyrës Federale të Shëndetit Publik, ka thënë me një shprehje serioze dhe të brengosur para mediave: “Virusi nuk shkon në pushim”. Me 220 infeksione të reja, ka më shumë raste që nga 23 prilli, shkruan sda.
“Është një shenjë e qartë e një rikthimi të epidemisë. Situata po përkeqësohet, ajo është serioze”, është shprehur më tutje Strupler, transmeton albinfo.ch. Apeli i tij: “Ne duhet të veprojmë tani dhe të marrim një shpejtësi më shumë (makinës). Përgjegjësia kryesore bie mbi kantonet. Është përgjegjësi e tyre për të prezantuar dhe forcuar masat. Meqenëse tashmë një muaj “situata e jashtëzakonshme” e shpallur në mars është zbritur në “situatë të veçantë”, Konfederata ua ka dhënë përsëri përgjegjësitë kantoneve.
Në mënyrë të veçantë, kantonet duhet të forcojnë masat në tri pika:
• Detyrimi për maskë në të gjitha dyqanet apo edhe të gjitha hapësirat e brendshme të qasshme nga publiku, përcjell albinfo.ch. Kantonet e Vaud dhe Jura, për shembull, tashmë kanë futur në fuqi detyrim për bartjen e maskës në dyqane.
• Vizitorët e restoranteve dhe klubeve të natës duhet të japin detajet e tyre të kontaktit.
• Më së shumti 100 persona mund të lejohen të festojnë në bare dhe klube. Ky kufi i sipërm vlen tashmë, për shembull, në kantonet e Zvicrës veriperëndimore.
Strupler thotë po ashtu se është në dijeni se masat do të kenë pasoja ekonomike, transmeton albinfo.ch. Por: “Në situatën aktuale nuk ka licencë falas për të festuar”.
Rudolf Hauri, presidenti i Shoqatës së Mjekëve Kantonal, i pranishëm në këtë konferencë për media ka thënë se kantonet tani do të shqyrtojnë futjen e detyrimit për vënie të maskës në lokale. Por ai gjithashtu ka theksuar se “ka kantone që pothuajse nuk janë prekur fare nga virusi”. Prandaj, ekzistojnë edhe dallime kantonale sa u përket masave.
Sipas epidemiologut, autoritetet po veprojnë tepër ngadalë
Menjëherë pas konferencës për media, epidemiologu i njohur nga Berna, Christian Althaus ka kritikuar veprimet e autoriteteve, përcjell albinfo.ch. Sipas mendimit të tij, do të ishte i nevojshëm një veprim më i vendosur: “Herët a vonë, masat do të jenë të pashmangshme”, ka shkruar ai në Twitter.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














