Lajme
OBSH: Covid-19 po prek moshat e reja
Drejtor rajonal për Evropën i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge ka thënë se Covid-19 tani po prek në masë të madhe moshat e reja.
“Ajo që ndryshon tani, ndonëse pa provë përfundimtare shkencore, është se po pranojmë raporte nga autoritetet civile dhe shëndetësore rreth një përqindjeje më të lartë të infektimeve tek të rinjtë”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, në Suedi ka pasur rritje dramatike të rasteve tek ata nën moshën 49 vjet deri kah mesi i qershorit.
Kluge shtoi se grupmosha 20-29 aktualisht ka më shumë raste në 100.000 banorë sesa ndonjë grupmoshë tjetër në këtë shtet.
Në Irlandë, deri më 28 korrik, pothuajse 60 për qind e të gjitha rasteve të konfirmuara me COVID-19 kanë ndodhur tek personat nën moshën 45-vjeçare.
Ndërsa në Izrael, përhapja e para disa kohëve e rasteve është lidhur me shkollat. Në shifrat më të reja, rreth një e pesta e rasteve kanë ndodhur tek personat e moshës 10 deri më 19 vjet dhe një e pesta në grupmoshën 20-29 vjet
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














