Lajme
Maqedonia e Veriut shënon numër rekord të të shëruarve nga Covid-19
Maqedonia e Veriut ka shënuar numër rekord të të shëruarve nga Covid-19 që nga shpallja e pandemisë në mes të muajit mars.
Brenda 24 orëve në këtë vend janë shëruar 268 pacientë.
Numri më i madh i të shëruarve nga sëmundja që e shkakton koronavirusi u regjistrua në Shkup: 105 raste, pastaj në Tetovë 23 raste, në Strugë 22 raste dhe në qytete të tjera numër më i vogël.
Me shifrat e fundit, numri i personave të shëruar nga koronavirusi arrin në 5,931, nga 10,503 sa është totali i të infektuarve.
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut po ashtu u krye numër rekord i testeve, gjithsej 1,971, që rezultuan me 188 raste të reja pozitive me koronavirus.
Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë dhe Strugë.
Ndërsa janë shënuar edhe pesë viktima nga koronavirusi: dy nga Tetova dhe nga një në Shkup, Manastir dhe Kumanovë.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 476 – shumica prej tyre apo rreth 200 janë në Shkup.
Kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Infektive në Maqedoninë e Veriut, Zharko Karaxhoski, tha se institucionet shëndetësore po përgatisin rritjen e mëtejme të kapaciteteve për testim të popullatës në 16 qytete.
Kjo, sipas tij, bëhet me qëllim që kapacitetet mjekësore të jenë sa më të përgatitura për ndonjë valë të mundshme të virusit në vjeshtë.
Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë testuar gjithsej 99,615 persona.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













