Lajme
Kompanitë e transportit, të kënaqura: Të gjithë udhëtarët po mbajnë maska
Shumica e njerëzve ende i përmbahen detyrimit në fjalë, pavarësisht nxehtësisë që po mbretëron ditëve të fundit në Zvicër
Edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se tri javë pas vendosjes së detyrimit të maskës në transportin publik, kompanitë e transportit janë kryesisht të kënaqura me disiplinën në popullatë, shkruan srf.ch.
Shumica e njerëzve ende i përmbahen detyrimit në fjalë, pavarësisht nxehtësisë që po mbretëron ditëve të fundit në Zvicër, transmeton albinfo.ch.
“Pothuajse të gjithë njerëzit po vendosin maska” thonë nga Autoriteti i Transportit në Cyrih. Vetëm disa njerëz të rrallë po udhëtojnë pa maska, thonë në ndërmarrjen e transportit publik në Bazel. Megjithatë, të dy operatorët gjithashtu vërejnë se disiplina ka njëfarë tendence të uljes në mbrëmje.
Bernmobil gjithashtu pajtohet me këtë vlerësoim. Gatishmëria për të mbajtur maskë është gjithashtu pak më e ulët gjatë fundjavave, transmeton albinfo.ch. “Ne vetëm mund të supozojmë se pasagjerët janë duke shkuar për t`u marrë me aktivitetet e tyre të lira dhe mendojnë se vënia e maskës përbën një telash”, thotë një zëdhënëse.
Gjithashtu në SBB janë fare të pakët pasagjerët që udhëtojnë pa maskë. “Pas këshillave miqësore të stafit tonë, njerëzit pa maskë e vendosin një ose spontanisht marrin ndonjë maskë nga udhëtarët e tjerë”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












